Vetë rrjeti social i mikroblogimit ka dhënë shumë pak informacione rreth harkimit dhe fajësoi disa punonjës që kanë rënë prej e inxhinierisë sociale.

FBI konfirmoi se është duke hetuar hakimin e Twitter që çoi në kompromentimin e llogarive të Joe Biden, Elon Musk, Barack Obama, Kanye West dhe një numri përdoruesish të profilit të lartë.

“FBI po heton një incident ku u përfshinë disa llogari Twitter të profilit të lartë në 15 Korrik 2020,” shkruante divizioni i FBI-së për San Franciskon.

Ju pëlqen!

Përfshirja e FBI-së vjen pas disa hetimeve të nisura rreth incidentit. Disa senatorë janë shprehur të shqetësuar gjithashtu dhe kërkuar shpjegime nga CEO i Twitter Jack Dorsey.

Vetë rrjeti social i mikroblogimit ka dhënë shumë pak informacione rreth harkimit dhe fajësoi disa punonjës që kanë rënë prej e inxhinierisë sociale.

Kompania nuk ka komentuar raportimet se një punonjës ishte paguar për të ndihmuar në sulmin ndaj Twitter. Madje ky i fundit pretendon se llogaritë dhe fjalëkalimet e përdoruesve janë plotësisht të mbrojtura.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.