Kush di të flasë është i zoti të bëjë të heshtin gjithë topat e botës.

Fjala është komandati i forcës njerëzore.

Jam i bindur se njerëzimi ndahet në dy kategori: të bëzdishëm dhe të bezdisur. Nga çdo anë që unë shoh, sipër, nën, drejt, përmes, lart a poshtë, nuk shoh veçse të bezdisshëm e të bezdisur. Unë deri tani kam patur gjithmonë bindjen se i përkas kategorisë së dytë, por kush e di se për ndonjë nuk i përkas së parës?

Fjalët janë gozhdë të vogla për të mbërthyer idetë.

Forca e vërtetë lëvizëse në këtë mbretëri të padukshme të mendimit e në këtë bashkim intelektual që rrjedh nga të gjithë shekujt është fuqia e fjalës.

Çfarë në botë është më e mirë se gjuha? Është lidhja e jetës civile, organi i së vërtetës dhe i shkencës, sovranja e asambleve politike. çfarë është më e keqe se gjuha? Është shkaku i të tëra grindjeve, i të tëra armiqsive.

Veprimi pa fjalën humet 80% të mundësisë, ndërsa fjala pa veprimin mund të humbasë 50%.

Pothuaj të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gurmë të thella në historinë e të gjithë kohëve janë ngritur përmes artit të gojëtarisë.

Të dish të flasësh do të thotë mbi të gjitha t’i bësh të tjerët të të dëgjojnë.

Sekreti për të ditur të bisedosh qëndron pikërisht në mosdukjen as tepër shitmendës apo “kokë e madhe”, as tepër banal apo mendjelehtë.

Një person që flet me nxitim nuk do të arrijë kurrë të ketë të drejtë. Përkundrazi, një person që shfaq qart e me maturi pikëpampjen e tij ka të paktën 50% mundësi më shumë për t’ia dalë në krye.

Një nga gjërat më të rënda është heshtja në tavolinë, kur familjarët hanë të heshtur, me hundën në pjatë. Në dhomë nuk dëgjohet veçse mbllaçitja. Është një nga spektaklet më të trishtuar të jetës.

Kur diskutoni vëreni veten gjithmonë në anën e pikëpamjes së bashkëbiseduesit tuaj, të dëgjuesit tuaj. Mos harroni se emi i tij, edhe nëse është fjala për individin më të humbur, është për të fjala më e ëmbël e gjuhës njerëzore.

Për të arritur sukses në shoqëri, nuk është kurrë e nevojshme të mendosh thellë por përkundrazi të rrish vazhdimisht syçelët për të mos humbur rastet më të mira e për të mos bërë gafa.

Flisni sa të mundni me gratë: është mënyra më e mirë për të mësuar të flasësh me lehtësi përderisa me to nuk do të jetë e nevojshme të kujdeseni për atë që thoni.

Më shumë më ndjekin për bisedat e mia sesa për Kritikën e Arsyes së Kulluar timen.

Biseda është një tregti. Nëse ju merni pjesë pa para, tregtia nuk ka për t’ju ecur absolutisht.

Biseda është një kapital ku sekush ka pjesën e vet si në çdo tregti tjetër. Prandaj unë, duke e respektuar, shumë këtë rregull, flas vetëm një minutë. Por nëse askush nuk e merr fjalën pas meje, kam të drejtë të rifilloj.

Fatkeqsitë dalin andej nga hyjnë sëmundjet; nga goja.

Mos harroni se nga dhjetë urdhëresat, e njëmbëlljeta është të mos bezdisësh.

Sekreti për të qenë i pëlqyeshëm në një bisedë qëndron në vetëdijën për të vepruar në atë mënyrë që të tjerët të arrijnë të kënaqen me vetveten.

Ideali i lumturisë për mua është kur gjendem në një sallon me nja dhjetë persona simpatikë, për të biseduar, për të treguar anekdota e për të pirë deri në mesnatë e ndoshta më tutje pa shqetësimet më të vogla për botën apo njerëzimin.

Avokati mbrojtës synon që të bindë gjykatësit që, nëse do të ishin gjetur edhe ata vetë në situatën e të akuzuarit, do të kishin vepruar tamam si ai sepse nuk do të ishte e mundur të veprohej ndryshe. Nga ai moment nuk është më i akuzuari ai që ata kërkojnë ta lirojnë por vetja e tyre. E pikërisht kjo i mallëngjen.

Vëni së bashku njëzet apo tridhjetë Gëte, Kantë, Halmhaltz, Shekspirë, Njutonë etj. dhe i nënshtroni gjykimit të tyre dhe votës së tyre për çështje praktike aktuale. Vendimet e tyre nuk do të ndryshojnë fare nga ato të një asambleje çfarëdo.

Për të dominuar njerëzit, nuk është e nevojshme t’i drejtohesh inteligjencës së tyre. Është më mirë t’u drejtohesh pasioneve të tyre e për këtë frazat kumbuese janë aq më shumë efikase sa më pak të qarta të jenë.

Njeriu që arsyeton mirë është njeriu që arsyeton si ne.

Mos shkruani kurrë një diskutim! Biles mos përpiloni as shënimet. Mos harroni se publiku është një përbindësh me mijëra koka e ju do të arrini ta dominoni vetëm duke fiksuar vazhdimisht sytë tuaj mbi të tijtë.

Kush thotë gjëra të mëdha e të vërteta me zë të pasigurtë rrezikon të mos ketë dëgjues.

Ne kemi shpikur sisteme ndërlidhjeje që t’i bëjmë të mundur një njeriu në tokë të flasë me dikë tjetër në Hënë. Por shpesh nëna nuk di të flasë me vajzën, babai me djalin, i bardhi me zezakun, punëtorët me pronarin dhe demokracia me komunizmin.

Mësohu të jesh i vëmendshëm për atë çka tjetri thotë dhe kërko të hysh në shpirtin e atij që flet.

Ai që di nuk flet, ai që flet nuk di.

E keqja nuk vjen dhe aq nga ata që nuk dinë dhe flasin, por nga ata që dinë dhe nuk flasin.

Në qiell nuk mbërrijnë kurrë fjalë pa mendime.

Në fund të fundit shprehjet e rëndomta janë të vërteta të mëdha poetike.

Po ta shohësh nga afër, çdo filozofi nuk i shpreh gjykimet e përgjithshme me terma të errëta.

Kur ke diçka tepër të qartë për të thënë, fjalët vijnë vetë.

Është fatkeqsi e madhe po të mos kesh aq zgjuarsi sa për t’i lidhur fjalët bukur dhe aq mend sa për të mbyllur gojën.

Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, kur plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendon çfarë mund të jetë ajo e pendës.

Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.

Sikur njerëzit të pengoheshin të flisnin mirë për vete dhe keq për të tjerët, shumica e njerëzimit do të mbetej memece.

Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes kohë të mjaftueshme, sepse fjalës, ashtu si dhe pemës, i duhet ca kohë për t’u ndjekur.

Njeri i suksesshëm është kush e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët prej tij, sikurse kush i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.

Nëse flet me ngut, do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.

Fatura telefonike është dokumenti më efikas që tregon se më mirë është të heshtësh sesa të flasësh.

Zemra është hapësira, ndërsa goja është derëza; gjuha është çelësi, për këtë arsye çdokush le ta ruajë çelësin e fshehtësisë së vet.

Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.

Mos polemizo me gojëtarin, as me harbutin, sepse gojëtari të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.

Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, por grindje.

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

Natyra krjuese u ka dhënë njerëzve një gjuhë, por dy veshë, që të dëgjojnë nga të tjerët dyfishin e atyreve që thonë.

Shumë njerëz i çoi në shkatërrim gjuha e tyre.

Njeriu që kënaqet duke folur vazhdimisht nuk e ka ndir se bëhet i padurueshëm për shoqërinë e vet.

Po-në dhe jo-në, ndonëse janë më të shkurtra nga të gjitha fjalët për t’i shqiptuar, njeriu duhet të mendojë shumë para se t’i thotë.

Fjalët janë erërat e shpirtit.

Kush flet keq shpreh ligësinë që ka brenda vetes.

Një grua do të preferonte më shumë të lidhej me një burrë të shëmtuar që do të dinte të fliste bukur, sesa me një burrë të bukur që s’do të dinte të thoshte dy fjalë.

Ruaju se ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bën konak dhe njeriut të mirë kur e bjerr në rrezik dhe harbutit nëse e mëshiron.

Pak dije e shumë punë.

Kur dy gjedhe grinden për diçka, ujku e ndien poteren e tyre dhe vjen t’ua zgjidhë problemin.

Shëndeti është ai që ta bën ditën të të duket më e mira e vitit.

Më lehtë është të vuash nga e vërteta sesa të kënaqesh nga rrena.