“Pse e përkrah unë “Vetëvendosjen”?
(për inat as për qejf të askuj)

Faton Piraj

Faton Piraj
Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Pikë së pari, Lëvizja (partia) “Vetëvendosje” në udhëheqësinë e saj ka njerëz, që janë mjaft të mençur dhe kreativë (Në rregull, le të mbetet ky mendim subjektiv i imi)

Por ç’më shtyn më shumë ta përkrah këtë lëvizje objektivisht?

Gjatë historisë thuajse gjithnjë është dëshmuar se brezat e ri kanë pasur të drejtë. Të mos i futem tash historisë për të marrë shembuj që nga Revolucioni Borgjez Francez e deri te demonstratat e vitit 1997 në Kosovë. Pjesa e moshuar e shoqërisë ka qënë gjithnjë kundërshtare e ndryshimeve, por ama ka humbur gati se gjithmonë dhe nuk ka pasur thuajse kurrë të drejtë. Këtu e kam prasysh një aspekt pak më afatgjatë.

Sot në Kosovë, rinia progresive, pra ajo që ka dhe do të ketë të drejtë historikisht, e ka parë Lëvizjen (partinë) “Vetëvendosje” si një shansë thuaja se të vetme të mundësisë për kontribut shoqëror.
Shikoni partitë tjera. Ato rininë e kanë ndarë nga Partia duke e futur në Forume Rinore, ku kryesitë (sidomos kryetarët) e këtyre forumeve vetëm se zbatojnë sugjerimet (lexo: urdhërat) e partisë. Kjo ndryshe quhet tendencë për servilim të rinisë, nuk ka tjetër kuptim. I riu progresiv kurrë nuk e pranon këtë pozicion politik (“Rri, ngo qaty, se ti s’din, ende je i ri”) Prandaj edhe qytetari (populli) nuk mund të mbështetet në një rini të tillë të ndarë nga partia dhe të serviluar politikisht. Ajo nuk do të bëjë ndonjë progres shoqëror ose ndonjë ndryshim. Pra forma organizative partiake e partive të tilla nuk është demokratike dhe e destinuar të dështojë.

Lëvizja (partia) “Vetëvendosje”, nga ana tjetër, e ka rininë brenda saj, del në zgjedhje me slloganin “Bashkë është e mundshme”, pastaj “Me zemër”, që aludon pra në “Bashkimi me dashuri është mundësi dhe fuqi”. Kjo është motoja e çdo të riu. (Ky ishte edhe amaneti i Skënderbeut)
Lëvizja bën aksione me aktivistë, të cilët me kreativitetin e vetë thjesht shprehin një mendim apo kritikë dhe ndihen të nevojshëm në shoqëri. Njeriu nuk vdes kur i ndalet zemra, por kur nuk i nevojitet më askuj. Kështu rinia e “Vetëvendosje”-s ndihet gjallë në vendin e vet, me idenë e vet, me punën e vet, e jo me bëraqejfësinë për kryetarin e partisë, në forumin rinor të së cilës bën pjesë.

Tjetër, që më shtyn ta përkrah “Vetëvendosje”-n është se thuajse askush në këtë lëvizje nuk është “njeri i muskujve”, i “ushtrimeve të forcës” apo “boksierë”. Këta djem janë thjesht të bindur dhe shumë të vetëdijshëm se muskujt kanë shumë pak forcë kundrejt trurit. (Në fund të fundit muskujt funksionojnë përmes urdhërave të trurit) dhe pra rrjedhimisht nuk janë “rrahagjoksa”, që lavdërohen me pjesemarrjen në luftë, apo të tregojnë burrëri me shtrëngim të fortë dore. Këta janë djem të lirë që kanë edhe frikë, por bashkë kanë më shumë guxim se kushdo tjetër, sado që ky tjetri të ketë ushtruar në palestra apo ti kishte muskujt e Arnold Shvarcenegerit (Arnold Schwarzenegger).

Lëvizja (partia) “Vetëvendosje”, mendoj se është vazhdimsia e linjës: 1444-1878-1912-1943(Bujani)-1968-1981-1989-1997-1999 e deri sot.

Është momenti i fundit që politika kosovare të kuptojë se:
“Kur bleta lëshon bletën e re, e vjetra largohet nga koshi” (pop.)

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...