Fatmir Limaj në një rrëfim për 20-vjetorin e çlirimit ka treguar për vështirësitë në luftë, që sipas tij kanë ardhur nga dy krahët që atë kohë konsideroheshin si kundërshtarë.

Limaj përmend Presidentin aktual Hashim Thaçin dhe Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës në ekzil Bujar Bukoshin.

Fatmir Limaj u shpreh se nëse do të kishte marrëveshje dhe konsensus mes dy palëve ai nuk do të kishte mbetur në luftë pa municion.

“Me pas fol Hashimi dhe Bujar Bukoshi, pse me mbet unë me dy fishek në mal, kur me miliona kanë dhanë diaspora jonë, paret jane kanë atje kurse ata janë marrë vesh se kush ka me kan i pari, jo po ma merr qeverinë jo po ma merr ushtrinë” tha Limaj

Ai tha se pas disa viteve të dy u bënë bashkë në qeveri, njëri kryeministër dhe tjetri zëvendëskryeministër.

Limaj u shpreh se pa marrë parasysh ndasitë, në momente të tilla të shënimit të 20-vjetorit, projekti i lirisë ka pasë sukses. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]