Shëndeti i zemrës: Farat e linit dhe çaji i tyre përmban acide yndyrore polio-të-pangopura Omega 3 dhe Omega 6, bashkë me disa përbërës biologjikë të cilat i bëjnë mirë organizmit. Shumë studime mbi këtë çështje sugjerojnë se ushqyerja me fara lini i bën mirë zemrës. Ai ul kolesterolin dhe ul rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së arteriosklerozës apo sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Kundër qelizave të dëmshme tumorale: Acidet yndyrore dhe përbërësit biologjikë te farat e linit janë antioksidantë që mbrojnë qelizat dhe indet nga radikalet e lira, të cilat formohen gjatë tretjes, ekspozimit ndaj toksinave apo dritës së diellit. Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat e ADN-së dhe çelin rrugën e formimit të qelizave të dëmshme dhe sëmundjeve të tjera. Shumë studime klinike sugjerojnë se përbërësit e farave të linit munden të ngadalësojnë rritjen e këtyre qelizave të dëmshme tek njerëzit.

Ul sheqerin në gjak: Përbërësit te çaji i farave të linit arrijnë të ngadalësojnë ose ulin sheqerin në gjak pas ngrënies. Ato pakësojnë rrezikun e shfaqjes së diabetit të llojit 2. Individët që konsumojnë ekstrakt të farave të linit kanë nivele të ulura të sheqerit në gjak dhe nivele të përmirësuara të kolesterolit.

Ju pëlqen!

Simptomat e menopauzës: Disa prej përbërësve të farave të linit funksionojnë në mënyrë të njëjtë me estrogjenin. Çaji i farave të linit përmirëson problemet e menopauzës. Femrat në menopauzë që konsumonin suplemente të farave të linit për 2 muaj përjetonin një përmirësim të simptomave. Një sasi ditore prej 50 gramë të farave të shtypura të linit konsiderohet si një alternativë e sigurt për shumë njerëz. Çaji i farave të linit nuk rekomandohet për femrat shtatzënë ose lehonë dhe për ata që janë alergjikë ndaj bimës së linit.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.