Fan S. Noli ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, gojëtar, udhëheqës politik, kompozitor i cili luftoi për Shqipërinë larg saj zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja. Duke bërë të flasin në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Noli kur ishte i vogël ka patur bindjen në vetveten e tij se do të bëhej njeri i madh. Shokëve të tij ai u mburrej se do të bëhej mbret, shkruan MekuliPress.

ZGJIDH E MERR

A të duhen luftëtarë
Dhe arratinë armiku ta marrë
A do botës ti vesh zjarrë?
Merr nja dhjetë Kosovarë.

2
A do të urtë njerëzit të rrinë
Në komandë të kesh ushtrinë
Në udut të vesh njerëzinë
Merr të gjithë Labërinë.

3
A do trima e sejmenë
Kapardisur kudo venë
Gjumë pa i zënë mos flenë
Për tre Mirditor bëj benë.

4
Do për punë një Korçar
I ke bujq dhe ustallarë
Me gra bashkë të hapin varre
Krahë e kokë s’kanë të sharë.

5
A të duhen gënjeshtarë
Matrapaz e kokë tharë
Rrërën ta shesin për farë
Merr Krutanë i je i larë.

6
Po qefllinj a të duhen
Që me zonjat dinë të kruhen
Zonja që pjellin çdo vit
Elbasani veç i rrit.

7
Me dy këmbë do hajvanë
Budallenj me din pa anë
Ku ti futesh të venë
Dil shëtit gjithë Myzeqenë

8
A do të ruash florinë
Katandinë dhe shtëpinë
Me dy qofte mbushur tepsinë
Na e merr Gjirokastrinë

9
Do të kesh e të bësh qejf
Sofrën shtruar si për mbret
Pastërtore e për yzmet
Të tillë gjen veç në Përmet.

10
A do ministra Kolonjarë
Se mbahen burra me mend
Duan kudo të jenë të parë
Në mexhelis e në Kuvend

11
Hall i madh me Skrapallinë
Ka rrezik të hash dhe dru
Dy ministra le të rrinë
Se na duhen dhe pa tru

12
O i gjorë mos harro Vlorën
Se ky faj lahet me gjak
Veç nishanet dhe shiritat
Kësaj pune i venë kapak.

Fan Stilian NOLI 
Berlin 1926. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]