Nëse ka një gjë që na kanë mësuar që nga fëmijëria, është se ne gjithmonë mund të mbështetemi te familja. Dhe e kemi parë me sytë tanë se si, pas të qarave, gjunjëve të gërvishtura, zhgënjimeve të para të dashurisë, dikush vinte gjithmonë për t’u kujdesur për ne.

Një lidhje e veçantë, ajo me familjen, e cila megjithatë mund të shndërrohet në shumë mënyra të papritura, sepse e vërteta është se nuk jemi ne që zgjedhim prindërit, motrat dhe të afërmit. Ne “ndodhemi” në një familje të caktuar, dhe megjithëse ky mendim nuk është ndër më të lumturit, është i vetmi që shpjegon marrëdhëniet e turbullta, anafektive dhe pothuajse joekzistente që në moshë të rritur, dhe ndonjëherë edhe më herët, krijohen me anëtarët e familjes.

Esshtë faji i nënave që vuajnë nga deliri i gjithëpushtetshmërisë, që shpesh ndez zhgënjimet për fëmijët e tyre, prindër që projektojnë të gjitha pritshmëritë e tyre të dështuara, tek fëmijët. Shtëpi që bëhen gjithnjë e më shumë burgje dhe të rinj gjithnjë e më të humbur, që kërkojnë arratinë nga një familj burg në mënyra të ndryshme.

Ju pëlqen!

Megjithatë, familja duhet të jetë vendi më i sigurt për t’u strehuar, vendi për të thithur ajër të pastër dhe për t’u rigjeneruar, ku të gjeni rehati pas çdo zhgënjimi. Shtëpia juaj nuk duhet të bëhet kurrë një burg mbytës, nga i cili thjesht dëshironi të shpëtoni.

Kur kjo të ndodhë, kur ju keni ndjenjën e vazhdueshme se jetoni në një kafaz, gjithçka duhet të bëni është të largoheni nga ata njerëz, edhe nëse kemi një lidhje gjaku me ta. Prerja e urave mund të dëmtojë, dhe faji në mënyrë të pashmangshme shfaqet, por për të mbrojtur veten tonë kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë.

Anëtarët toksikë të familjes janë saktësisht si ato vampirët energjikë nga të cilët duhet të qëndrojmë larg, njerëz që janë në gjendje të shterojnë energjinë tonë të jetës dhe ndonjëherë thajnë shpirtin. Kjo është arsyeja pse kur duket se jemi mbytur, e vetmja zgjedhje që kemi është të largohemi përgjithmonë.

Një prind mund të falet gjithmonë, pasi të rritemi ne zhvillojmë vetëdijen se edhe ata janë qenie njerëzore dhe si të tillë ata mund të dështojnë, edhe nëse gabimet e tyre na kanë lënë shenja. Ajo që ka rëndësi, për mirëqenien tonë, është të qëndrojmë larg në mënyrë që të mos ndjekim të njëjtat modele të paekuilibruara.

Kjo nuk do të thotë që ne jemi të destinuar për vetminë. Në fakt, njerëzit që do të jenë në gjendje të lehtësojnë jetën tonë, do të vijnë dhe ne do të përshkojmë rrugën tonë, disa nga këto do të mbeten në krahun tonë përgjithmonë dhe ata do të jenë oksigjeni ynë, familja jonë, ajo që kemi zgjedhur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!