Whani ka rishikuar ashpër numrin e vdekjeve nga koronavirusi, duke pranuar se shumë njerëz vdiqën në shtëpi.

Rrishikimi i statistikave, rriti numrin e vdekjeve me 1.290 – rreth 50 përqind, duke çuar numrin e të vdekurve në të gjithë Kinën në 4,632.

Autoritetet thanë që kishte raportime të vona nga institucionet mjekësore, ndërsa disa pacientë kishin vdekur në shtëpi teksa spitalet luftuan për të përballuar në fazat e hershme të shpërthimit.

Ju pëlqen!

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Wuhan gjithashtu u rishikua, nga 325 në 50,333, tha qeveria.

Rishikimet erdhën pasi një numër i liderëve botërorë sugjeruan se Kina nuk kishte qenë plotësisht e hapur me shifrat e publikuara, raporton Aljazeera.

“Shqyrtimi dhe korrigjimi i rreptë i numrit të vdekjeve do të thotë se nuk ka vend për fshehje të qëllimshme,” thuhej në një editorial të Global Times.

“Spekulimet se Kina falsifikoi numrin e vdekjeve nga koronavirusi nuk është e vërtetë. Kina nuk është një vend ku njeriu mund të fabrikojë të dhëna në mosrespektimin e plotë të ligjit.”

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!