Rilindasi, poeti, patrioti, nacionalisti dhe kryengritësi i njohur shqiptar, Naim Frashëri, që para një shekulli i drejtohet “Zotit” për mirësi, miqësi, urtësi e jetë të mirë.
Është interesante të theksohet këtu, se si poeti i madh “Zotit” i drejtohet në gjuhën shqipe, dhe nuk përdorë emrin “Allah” për Zotin, apo për Perëndinë, siq ka tendenca të përhapet sot në të përditshmen shqiptare, shkruan MekuliPress.

“Falja” nga Naim Frashëri

Zot i math e i vërtetë
Që kreve ç’shohëm në jetë,
Edhe të tjerë që janë
Pa funt pa krye pa anë,
Edhe kudo je ti vetë,
Syri yn tekdo shikon,
Që nga lint e gjer tek përndon,
Më çdo vënt të sheh fuqinë,
Urtësin’ e madhërinë,
Falna gjithë mirësitë,
Epna dituri e dritë,
Tregona udhën’ e mirë,
Mos na lerë n’errësirë,
Dhurona gjithë të mirat,
Mërgona nga të pështirat.

Zot! falna vëllazërinë,
Dashurin’ e miqësinë,
Epna dëshirë të msojmë,
E të mirat të punojmë,
Bëna të but’ e të qetë,
E të urt’ e të vërtetë,
Jetënë ta trashëgojmë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...