15 shprehjet mbi besimin thënë nga ateistët më të famshëm të historisë, ju sjellë MekuliPress.

“Kreacionistët e bëjnë të tingëllojë, sikur një “teori” është diçka të cilën e ke ëndërruar, pasi ke qenë i dehur gjatë gjithë natës.” – Isak Asimov

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Unë nuk besoj në Zot. Zoti im është patriotizmi. Mësoji një njeriu që të jetë një qytetar i mirë, dhe kështu ke zgjidhur problemin e jetës.” – Endrju Karnegi

“Të gjithë njerëzit që mendojnë janë ateistë.” –  Ernest Heminguei

“Farët janë më të dobishëm se sa kishat.” – Benxhamin Frenklin

“Besim do të thotë, të mos duash të dish atë që është e vërtetë.” – Fridrih Niçe

“Fakti që një besimtar është më i lumtur se sa një skeptik, nuk është më bindës, se sa fakti që një i dehur është më i lumtur se sa një njeri që është esëll.” – Xhorxh Bernard Shou

“Thoni çfarë të doni për mrekullinë e ëmbël të besimit të padyshimtë, unë e konsideroj një aftësi të tmerrshme dhe absolutisht të neveritshme.” – Kërt Vonegat

“Unë besoj tek Zoti, vetëm se e shoh të shpalosur tek Natyra.” – Frenk Lloid Rajt

“Njeriu nuk do të jetë i lirë, deri kur mbreti i fundit të mbytet me zorrët e priftit të fundit.” – Denis Didëro

“Një njeri pranohet në kishë prej asaj që beson, dhe nxirret jashtë prej asaj që di.” – Samuel Clemens

“E gjitha është kaq fëmijërore, kaq e huaj ndaj realitetit, saqë për këdo që ka një qasje miqësore kundrejt njerëzimit, është e dhimbshme të mendojë se shumica e vdekatarëve nuk do të jenë kurrë në gjendje të ngrihen mbi këtë pikëpamje për jetën.” – Zigmund Frojd

“Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e rremë, dhe nga sundimtarët si e dobishme.” – Eduard Gibon

“Kisha thotë se toka është e sheshtë, por unë e di që është e rrumbullakët, sepse kam parë hijen e saj në Hënë, dhe unë kam më shumë besim tek një hije, se sa tek kisha.” – Ferdinand Magelani

“Jo vetëm që nuk ka Zot, por përpiquni të gjeni një hidraulik fundjavave.” – Udi Alen

“Është një mashtrim i vërtetë po ta mendosh, që të besosh në diçka tani, në këmbim të diçkaje pas vdekjes. Edhe korporatat e mëdha me sistemet e tyre të shpërblimit, nuk përpiqen që ta japin pas vdekjes.” – Gloria Shtainem – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...