Pavarësisht se sa libra kanë botuar apo sa cmime kanë fituar, të gjithë autorët kanë zakonet e tyre, të meta, manira, dhe besime të cuditshëm. Disa bëjnë jetë të dyfishta, të tjerë kanë hobi të cuditshëm dhe të tjerë janë tamam të cmendur.
Shkrimtarët në listën që po publikojmë duke filluar nga sot janë shumë të dashur në të gjithë botën për shkak të prozës dhe poezisë së mrekullueshme, por edhe jetët e tyre të cuditshme meritojnë vëmendje.

Autori i Drakulës ishte i marrosur pas teorive të komplotit

Ndërkohë që Brak Stoker është i njohur për librin e tij Drakula, autori irlandez ka shkruajtur edhe shumë romane të tjerë që nuk kanë fare të bëjnë me gjakun, lakuriqët e natës, apo të vdekurit që ngrihen nga varri. Në fakt, ai ka shkruajtur disa vepra joletrare, përfshirë një që quhej Mashtrues të Famshëm. Botuar në 1910, libri i dedikohet ekspozimit të artistëve mashtrues dhe rrengjeve. Të paktën këtë e bën deri në kapitullin e fundit, ku futet në tokën e marrëzisë.
Me titullin “Djaloshi i Bisleyt”, ky kapitull i fundit pretendon që Mbretëresha Elisabetë që të gjithë ne e njohim në histori, ka qenë në fakt një djalë. Sipas Stokerit, Elisabeta e vërtetë u sëmur dhe vdiq në moshën 10 vjecare ndërkohë që ndodhej me pushime në fshat. Mbreti Henri VIII shpalli se do i bënte një vizitë, dhe guvernatoren e kapi paniku. Ajo rendi në Bisleyn aty pranë për të gjetur një zëvendësuese.
Nuk mundi të gjejë një vajzë që të dukej tamam si princesha, kështu që mori aty një djalë dhe e veshi me rrobat e Elisabetës. Kur erdhi mbreti, ai e përshëndeti gjoja vajzën e tij dhe u largua, pa vërejtur asnjëherë ndonjë gjë që nuk shkonte. Që nga ai moment, në vend të Elisabetës ishte Djaloshi i Bisleyt.
Sigurisht, Brokerit i mungojnë provat. AI mbështetet vetëm mbi disa deklarata të dyshimta si për shembull ajo që “mbretëresha ka një sekret që e ruan me fanatizëm”. Provat e tjera përfshijnë pasionin e Elisabetës për paruke, që sipas tij e kishte se donte të fshihte ndoshte të qënurit qeros. Plus që ajo nuk u martua asnjëherë, dhe refuzoi të takohet me doktorë përvec atyre personalë.
Stokeri vëren gjithashtu që Elisabeta ishte tmerrësisht e zgjuar. Dhe kjo për Stokerin ishte një provë e fortë, pasi shkrimtari kishte thënë një herë që të gjithë gratë janë budallaqe.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...