Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot një sondazh të ri i cili është i pari pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Partia e Albin Kurtit vlerëson se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në muajin qershor, partia e tyre do të fitonte 52.7 përqind, apo 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Gjtihnjë sipas VV-së, PDK-ja e Kadri Veselit dhe LDK-ja e Isa Mustafës do të merrnin jo më shumë se 15 përqind.

Ju pëlqen!

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi në publikimin e sondazhit të realizuar nga kompania “Ubo Consulting”, tha se marzha e gabimit mund të jetë plus-minus 3 përqind.

“Kjo do të kishte qenë shpërndarja e ulëseve në parlament nëse zgjedhjet do të mbaheshin në qershor. Shihet një dominim i plotë i LVV-së. E thash edhe më herët se nëse bëhen të gjithë bashkë prapë janë pakicë, e shihni se PDK në sondazhe tashmë ka dal në vendin e dytë para LDK-së edhe pse kanë numër të njëjtë të ulëseve, por në përqindje janë 15.9 respektivisht 15.8 përqind. AAK-ja është diku 8 përqind, apo tetë ulëse. Lëvizja Vetëvendosje ka 52.7 përqind, apo përkthyer në ulëse 56 ulëse”, tha ai.

Ai bëri të ditur se sondazhi është realizuar në muajin qershor.

“Ky hulumtim i ka 1060 respodentë, sondazhi është kryer nga i cili është institucioni më kredibil në Kosovë dhe rajon sa i përket hulumtimeve të opinionit publik. Është kryer nga data 6 deri më 16 qershor”, tha ai.

Sipas këtij sondazhi, lideri i VV-së Albin Kurti ka përkrahje prej 48 përqind për të qenë kryeministër.

Ndërsa përkrahja ndaj qeverisë Hoti gëzon përkrahjen e vetëm 9 përqind të qytetarëve.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!