1. Sulltan Ibrahimi i Perandorisë Otomane mbyti në oqean 280 konkubina, pasi njëra prej tyre kishte fjetur me një tjetër burrë.
  2. Në mesjetë njerëzit vriteshin thjeshtë sepse konsideroheshin shtriga. Një antropolog ka arritur në përfundimin se 600 mijë ‘shtriga” humbën jetën.
  3. Gjenerali meksikan, Santa Anna organizoi një funeral shtetëror për këmbën e tij të prerë.
  4. Dhjetëra-mijëra vogëlushe femra braktiseshin çdo vit në Kinë, për shkak të politikës së planifikimit familjar të këtij vendi.
  5. Para mesit të shekullit 19, protezat e dhëmbëve bëheshin me dhëmbët që u hiqeshin ushtarëve të vrarë.
  6. Perandori romak, Gaius, e bëri kalin e tij të dashur Senator.
  7. Britonët e Epokës së Akullit përdornin si kupa për të pirë verë, kafkat e të vdekurve.
  8. Pasi Papa Gregori IX asocioi macet me adhurimin e Djallit, macet në të gjithë Europën nisën të asgjësojnë macet.
  9. Kjo mungesë e papritur macesh shkaktoi përhapje të sëmundjeve që kaloheshin nga minjtë tek njeriu. Murtaja bubonike, më vdekjeprurësja e tyre, vrau 100 milionë njerëz.
  10. Aztekët bënin flijime njerëzish për Perënditë. Në vitin 1487, gjatë një dedikimi në tempullin e Tenochtitlan, u vranë dhe flijuan 20 mijë njerëz./Bota.al
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!