Arrestimi i zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, të shpallur prej Edi Ramës si mik personal, i cili akuzohet se ka marrë para nga Tirana zyrtare si dhe nga një oligark rus, nxori në një konferencë shtypi dhe liderin e opozitës Sali Berisha. Ndonëse kjo temë i voliste shume doktrorit që mbron tezën se rivali i tij ka lobuar në Amerikë me para të pista, në deklaratën e bërë nga selia blu pati shumë të vërteta por edhe ekzagjerime dhe teprime.

Njëra prej tyre qe paraqitja e Edi Ramës si agjent rus. Madje ai shkoi më tej duke thënë se pikërisht për këto lidhje ruse, PD do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor. “Unë dua tu rikujtoj shqiptarëve se nuk janë të rastit qëndrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogrdit për sanksionet ruse. Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë” tha Berisha gjatë konferencës së shtypit.

Pra sipas Berishës, meqë agjenti i arrestuar i FBI-së, ishte paguar nga oligarku rus, Oleg Deripaska, për ti lehtësuar sanksionet dhe ai paguhej njëkohësisht edhe nga pushteti i Tiranës, e bën këtë të dytin vasal të Kremlinit.

Po si është e vërteta përtej hiperbolave?

Ish zyrtari i lartë akuzohet se ka ndihmuar Deripaskan, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Por punë e tin në kundërshtim me rregullat e shtetit të vet, pra fakti që merrte para të pista për lobim si nga një rus ashtu edhe nga ca shqiptarë, nuk i bën detyrimisht të lidhur këta të fundit.

Madje këtë lidhje nuk mund ta bësh as nëse vërtetohen ato fjalë që ende qarkullojnë si thashetheme, se ish zyrtari amerikan e ka ndihmuar oligarkun, Oleg Deripaska të investojë në shqipëri duke marrë edhe prioritet nga qeveria.

Me gjasë historia është shumë më e thjeshtë: që edhe rusi edhe Rama të kenë paguar një amerikan pazarxhi, pa pasur asnjë lidhje tjetër misis tyre.

Sepse në Shqipëri është bërë tepër e kollajshme të hedhësh në treg teori konspirative me spiunë të Moskës që pastaj determinojnë edhe politikat e brendëshme apo qëndrimet ndaj sanksioneve të Vuçiçit për sulmin e Putinit mbi Ukrainë. Në fakt është më e thjeshtë të besosh se rama e ka paguar Charles McGonigal thjeshtë për interesa të politikës së tij, kryesisht për të dëmtuar dhe luftuar opozitën. Por edhe Berisha sillet njësoj si kundërshtarët e tij që e akuzonin PD-në se kishte lobuar në amerikë me para ruse, në rastin e Niuk Muzinit. Në fakt kjo nuk është një lojë me spiunë, por një realitet politikanësh që përdorin para të pista për të blerë zyrtarë të rangjeve të larta. Njësoj si Rama me Charles McGonigalin.