Facebooku/Tweeter është kthyer në një arenë ku turma idiotësh e kanë të drejtën e fjalës. Kjo është pafundësisht më se e vërtetë tani, ku kushdo mund të shkruajë çdo gjë, pa kontrollin cilësor të dikujt.

Gazetarët e improvizuar e të korruptuar, portalet e tyre, nuk kanë pjellë diçka të mirë për këtë shoqëri, pos pasuri për vete, e varfëri, lodhje, panikë dhe anarki në popull.

Njohësi i mirë e shkencave të mediave, Marshall McLuhan, thoshte: “Mendjet e një gjenerate të tërë janë deformuar nga televizioni, duke e transformuar publikun në një lodër që beson vetëm në atë që i pëshpëritet në vesh”.
Sot, televizioni klasik ka vdekë, tani rreziku i madh i shoqërisë, e i gazetarisë, është media sociale dhe gazetarët e improvizuar, që në mungesë të shtetit, etikës, edukimit, arsimimit dhe profesionalizmit, shpifin, gënjejnë, shtijnë dhe xhelozojnë, e kështu, me këto dallavere, pasurohen e përfitojnë nga audienca, e cila padjallëzisht, klikon në portalet e tyre për t’u informuar, ku, në fakt, lexuesi është vetëm një send, një objekt, një numër, pra një mallë tregu i gazetarëve idiotë (e të improvizuar), për të nxjerrë e fituar sa më shumë lekë/para.

Ju pëlqen!

Pushteti i penës (gazetarisë) është tkurrur dhe qelbur shumë, kjo po dëshmohet ditë për ditë. Shiko portalet, televizionet dhe analistët e trashë e kokëtrashë të tyre: Dekadencë kulturore e njerëzore. Kthim në 1878!

Më mirë lexo mediat në anglisht, gjermanisht, frangjisht, italisht, norvegjisht, turqisht e kroatisht; Do të dalësh më kritik, më i informuar, e ndoshta, edhe më i menqur!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!