Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg humbi 7.2 miliardë dollarë pasi disa kompani hoqën reklamat nga rrjeti i Facebook Inc. Aksionet e kompanisë së mediave sociale ranë me 8.3% të premten e 26 qershorit, pasi Unilever, një nga reklamuesit më të mëdhenj në botë, iu bashkua markave të tjera.

Unilever tha se do të ndalonte shpenzimin e parave një rrjetin social Facebook këtë vit. Rënia e çmimit të aksionit hoqi 56 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Facebook dhe shtyu vlerën neto të Zuckerberg në 82.3 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaires.