Lista e 10 markave më me vlerë e përpiluar nga Interbrand dominohet nga kompanitë teknologjike por me një largim të qartë: Facebook.

Firma në fjalë mat vlerën bazuar në performancën financiare të tyre dhe aftësinë e saj për të krijuar besnikëri tek konsumatori.

Ky është raporti i 20-të i Interbrand për markat globale më të mira. Largimi i Facebook nga kjo listë vjen pas skandaleve të privatësinë dhe sigurisë që pllakosën kompaninë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Facebook hyri për herë të parë në raportin “Best Global Brands” në 2012-ën duke zënë vendin e 69 dhe pika më e lartë ishte në 2017-ën ku u rëndit i 8.

Në 2019-ën Facebook qëndron në vendin e 14. Kompania vazhdon të ketë vështirësi me praktikat e privatësisë dhe mënyrën sesi përdor të dhënat personale të konsumatorëve.

Por nuk është e vetmja kompani e madhe e cila po kritikohet për këtë gjë. Google, Amazon dhe Apple gjithashtu e kanë pësuar.

Por Facebook duket se ka marrë goditjen më të rëndë.

Në renditjen numerike lista e këtij viti kryesohet nga Apple, ndjekur nga Google, Amazon dhe Microsoft. Më pas vjen Coca-Cola, Samsung, Toyota, Mercedes-Benz, McDonald dhe Disney.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...