Duke u shtirur si një i njohur, hakerët kanë mashtruar me qindra mijëra individë në rrjetet sociale e veçanërisht në Facebook ku rrjeti social ka vuajtur.

Facebook do ta bëjë më të vështirë për hakerët të mashtrojnë përdoruesit. Rrjeti social prezantoi një opsion të ri në aplikacionin Messenger i cili jep një paralajmërim kur një persona është duke biseduar me dikë që po përpiqet ti mashtrojë.

Aplikacioni do të kërkojë për mesazhe të dyshimta nga të huajta me synimin për të identifikuar mashtrime të mundshme, tentativa për tu shitur si dikush tjetër apo mesazhet nga të rritur për përdorues nën moshën 18 vjeçar.

Për minorenët, Facebook do të tregojë një paralajmërim nëse marrin mesazhe nga një i rritur që nuk e njohin. Paralajmërimi do të edukojë ata të moshës nën 18-vjeç të jenë më të kujdesshëm kur ndërveprojnë me të rriturit.

Të njëjtën taktikë do të aplikojë edhe kur kontaktohemi nga mashtrues sidomos kur në mesazhe përmenden para.

Duke u shtirur si një i njohur, hakerët kanë mashtruar me qindra mijëra individë në rrjetet sociale e veçanërisht në Facebook ku rrjeti social ka vuajtur.

Identifikimi i sjelljeve të tilla është bërë e rëndësishme për Facebook i cili po shkon drejt një të ardhmeje ku mesazhet janë të enkriptuara.