Facebook po përdoret për të përhapur lajme dhe informacione të rreme. Ky fakt është shqetësues jo vetëm për demokracinë perëndimore por edhe për vet kompaninë facebook. Është vërtetuar se përmes lajmit të rremë zgjedhjet janë ndikuar në shumë vende europiane.

MekuliPress ju sjellë dy fakte që tregojnë se shpërndarja e lajmit të rremë përmes facebookut kishte ndikim tek zgjedhësit:

1. “Shoqëria e internetit” u keqpërdor para referendumit në Mbretërinë e Bashkuar. Britanikët votuan në favor të tërheqjes së vendit nga Bashkimi Evropian (BE). Procesi i dyshimt i daljes së britanikeve nga EU quhet Brexit.

2. Facebooku u keqpërdor edhe në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016. Shtete te huaja përdorën komunitetin online dhe zgjohën “njeriun e tyre”. Ekspertët besojnë se kjo formë e lajmit të rremë ndihmoi që Donald Trump të zgjidhej president i SHBA-së.

Shqetësimi i Parlamentit Europian
Në maj do të ketë zgjedhje për Parlamentin Evropian. Këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme për të gjitha shtetet anëtare, si dhe për vendet që bashkëpunojnë me BE-në. Tani Facebook premton të shtrëngoj përpjekjet kundër informacionit të rremë. Facebook gjithashtu do të përpiqet që të ndaloj lajmet e rreme, së paku kështu thonë zyrtarët e facebookut.

Çfarë është lajmi i rremë? Mund të jetë informacion që është i pavërtetë. Artikuj të shkruar për t’ju bindur në një temë apo për një cështje. Fotografi me porosi të kontrolluar etj. Në Facebook, këto informacione, fotografi dhe artikuj mund t’u shpërndahen grupeve të veçanta ose njerëzve me interesa të veçanta.

Facebooku tashmë është në procesin e heqjes së llogarive të rreme të përdoruesve. Ata do të ndalojnë përhapjen e lajmit të rremë. Kompania, gjithashtu, do të ndërmarrë veprime kundër atyre që janë të pandershëm, shkruan Facebook në një njoftim për shtyp, përcjellë MekuliPress.

Por Facebook do të bëjë edhe më shumë. Ata kanë krijuar një mjet të ri mbrojtës. Ky mjet i ri do të përdoret në mars. Kjo do të parandalojë përfshirjen e të huajve në zgjedhjen e parlamentit të ri të BE-së.

Në të njëjtën kohë, reklama politike në Facebook do të shënohet më mirë. Reklama politike do të lejohet të shpërndahet vetëm nga kompanitë dhe organizatat që Facebook-u e di se janë të vërteta.

Facebooku, gjithashtu, njofton masa të reja kundër lajmit të rremë. Ata do të jenë më të rreptë me kontrollin. Poashtu do të ketë edhe më shumë kontrolle të fakteve.

Komisioni Evropian është përgatitur për zgjedhjet. Ata kanë biseduar me Facebookun dhe kompani të tjera të mëdha në internet. Në këtë mënyrë, ata do të parandalojnë që zgjedhjet të mos ndikohen nga informacionet e rreme.
Komisioni Europian është, veçanërisht, i shqetësuar për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zgjedhjet në BE janë në fund të muajit maj, shkruan MekuliPress.

Shumë shtete europiane kanë ndërmarrë masa kundër lajmit të rremë. Një gjë e tillë nuk po ndodhë në Prishtinë e as në Tiranë. Përkthimi i lajmit serb, grek e turk në gjuhën shqipe, dhe shpërndarja e tyre nga mediat shqipe dhe nga facebooku nuk paraqet ndonjë kërcënim për Beogradin, për Ankaran e as për Selanikun. Noshta do të ishte mirë, që dikush, të mendohej nëse shpërndarja e “lajmit grek-serb e turk”, në hapsirën publike të shqiptarëve, është e djallëzuar dhe me konotacione politike, apo jo? /MekuliPress/.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Askush nuk e kontrollon gazetarinë dhe kritikën tonë. Ndihmojeni MekuliPress të paktën me 1 euro. Mbështete sot median e pavarur kombëtare.