Gazeta britanike “The Guardian” shkruante sot mbi problemin shumë të madh që ka krijuar vendimi i Facebook për të bllokuar faqet e disa figurave të ekstremit të djathtë që propagandojnë ide racore etj.. 

Rrjeti social në fjalë ka shkuar tashmë shumë larg fillimit të vet, apo edhe motos promovuese: ka qenë dhe do të jetë përherë falas. Facebook, me censurën e vet i është afruar mediave tradicionale që kanë përgjegjësi për atë që botojnë, por përmes një rregulli arbitrar dhe që krijon shumë debat. Facebook nuk i beson vetëm algoritmit, por edhe atyre që quhen verifikues, të cilët sugjerojnë një faqe ose një tjetër dhe japin gjykimin mbi integritetin e tyre. Kompanitë e reklamave online kanë një zë shumë të fuqishëm këtu dhe çështja është se kush i kontrollon këto kompani. 
Një tjetër element shqetësues është fakti se në listën e verifikues e janë përfshirë organizata që kanë rreshtim politik dhe vlerësimi i tyre nuk ka sesi të mos udhëhiqet nga ideologjia përkatëse. Kush i verifikon këta gjyqtarë të lirisë së medias online? 


Pak ditë më parë Facebook nënshkroi një marrëveshje me një shoqatë greke, Ellinika Hoaxes, që do të bëjë verifikim faktesh në platformë greqisht të Facebook. Marrëveshja u shtohet atyre të nënshkruara me 21 vende anëtare të BE-së në prag të zgjedhjeve europiane. 

Ju pëlqen!

 Ekziston madje edhe një Rrjet Ndërkombëtar i Verifikuesve, atashuar në poynter.org që nuk janë asgjë më shumë se disa shoqata që bëjnë këtë punë në vendet përkatëse. Nga një verifikim i thjeshtë, për Shqipërinë këtë punë e ka bërë një subjekt i quajtur vërtetematesi.info, aktualisht pasiv. Nga një kontroll në Facebook rezulton se ky subjekt ka qenë afër me organizatën Mjaft, e pozicionuar qartazi politikisht. 

Sigurisht që në Shqipëri nuk ka mbërritur ende problemi me emrin Facebook, edhe pse në vendin tonë tema e ekstremizmit të djathtë është inekzistente, pa folur për faktin se politika shqiptare nuk ka ndonjë lidhje organike me shoqata jashtë. Megjithatë nëse Facebook me ndryshimet algoritmike ka vënë në krizë forcën e mediave online, është e pritshme që me verifikuesit në terren ta deformojë atë duke i lënë në dorë gjykimin gjyqtarëve që të njëanshëm. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!