Facebook tha se do të fshijë këto video nëse mëson se janë edituar në një mënyrë që nuk dallohen nga një personal normal.

Facebook kundër “deepfake” që nuk dallohen nga një personal normal

Facebook tha se do të fshijë videot e modifikuar me inteligjencë artificiale të njohura edhe si “deepfakes” nga platforma e saj.

“Deepfakes” janë klipe të gjeneruara kompjuterikisht të dizajnuara për tu dukur si reale.

Kompania e medias sociale tha në një postim në blog se këto video manipulojnë realitetin përfaqësojnë një sfidë të rëndësishme për industrinë e teknologjisë.

Ndërsa deepfakes janë ende të panjohura në internet, ato po shtohen dita ditës. Në të shumtën e rasteve ato kanë në vëmendje njerëz të famshëm ose politikanë duke manipuluar atë që thonë dhe atë që bëjnë por nga ana tjetër duken shumë reale.

Facebook tha se do të fshijë këto video nëse mëson se janë edituar në një mënyrë që nuk dallohen nga një personal normal.

Stafi i Facebook dhe kontrollues të pavarur të fakteve do të përdoren për të gjykuar autenticitetin e videove. Politikat e reja nuk aplikohen ndaj videove satirike dhe humoristike.

Në Shtator të vitit të kaluar Facebook tha se do të kontribuonte 10 milionë dollarë për të përmirësuar teknologjitë e njohjes së deepfakes. Vetë shefi ekzekutiv i Facebook është bërë pjesë e këtyre deepfakes.