Lëvizja e Facebook e shtyn rrjetin social në një konkurrencë direkt me Zoom.

Javën e kaluar Facebook prezantoi Messenger Rooms, një shërbim video-chat dhe një konkurrent potencial i Zoom. Tashmë rrjeti social do të sjellë këtë shërbim edhe në platformën Workplace që është alternativa e Facebook për Slack.

Quajtur Workplace Rooms, shërbimi i ri mund të hostojë video dhe biseda deri në 50 persona njëherazi.

Nuk ka limit sesa të gjata duhet të jenë takimet dhe as nuk duhet të jeni pjesë e Workplace për tu bashkuar një bisede. Përdoruesit e Workplace mund të krijojnë një video thirrje përmes një lidhje në Workplace Chat, Groups, News Feed ose Portal dhe ta ndajnë atë në një bisedë, e-mail, postim ose SMS.

Krijuesit e një video thirrje mund të bllokojnë hyrjen e të tjerëve në grup, të heqin pjesëmarrës ndërsa këta të fundit kanë mundësinë të ndajnë edhe ekranin e kompjuterit gjatë bisedës.

Lëvizja e Facebook e shtyn rrjetin social në një konkurrencë direkt me Zoom. Është gjithashtu një goditje për Slack që muajin e kaluar shtoi opsionin e video thirrjeve të Microsoft Teams.

Sipas Facebook, Workplace kishte 5 milionë përdorues me pagesë, një rritje me 2 milionë që prej Tetorit të 2019-ës. Si me çdo shërbim tjetër video-conferencing, Workplace Rooms duhet të fitojë besimin e përdoruesve përpara se të bien pre e skandaleve të privatësisë si në rastin e Zoom.