Kryeministri Edi Rama është shënjestruar nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme.

I pari i qeverisë e ka nisur ditën e djeshit me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

Ju pëlqen!

Slået op af Edi RamaOnsdag den 14. oktober 2020

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.