Rrjeti social dhuroi 1 milionë paund për muzeun i cili kohët e fundit është përballur me krizë financiare. Mes 35 deri në 100 vende pune rrezikoheshin të mbylleshin.
Facebook dhuron 1 milionë paund për muzeun që dikur shpëtoi miliona jetë njerëzish
Një dhurim nga rrjeti social Facebook ka ndihmuar në shpëtimin e disa vendeve të punës në Bletchley Park, qendrën ikonike të Luftës së Dytë Botërore e cila u përdor për të deshifruar mesazhet Gjermane.

Gjatë kësaj periudhe Bletchley Park shënoi avancime të mëdha në teknologji dhe kompjuterikë dhe pranë saj punonin emra të famshëm si Alan Turing dhe shkencëtarë e matematicienë të tjerë të cilët ishin në kërkim të mënyrave më të shpejta të deshifrimit të mesazheve Gjermane.

Rrjeti social dhuroi 1 milionë paund për muzeun i cili kohët e fundit është përballur me krizë financiare. Mes 35 deri në 100 vende pune rrezikoheshin të mbylleshin.

Tashmë donacioni nga Facebook do të thotë se vendet e punës kanë shpëtuar. Puna e bërë e mijëra njerëzve në Bletchley Park gjatë luftës ka shpëtuar miliona jetë njerëzish.

Muzeu Britanik i Kompjuterikës i cili ka makineri si the Bombe dhe kompjuteri Colossus zhvilluar në Bletchley gjithashtu menaxhohet nga Fondi i Bletchley Park.