Facebook ka bërë një hap tjetër në reduktimin e lajmeve të rreme në platformë. Rrjeti social ka njoftuar se duke nisur nga sot hyn në fuqi një politikë e re që parashikon sinjalizimin automatik të përdoruesve që shpërndajnë në mënyrë periodike lajme të paqena.

Në momentin që llogaria e përdoruesit sinjalizohet si e tillë, algoritmet e Facebook do të fshehin gradualisht postimet e tij nga muret e miqve të tij, në mënyrë që të minimizojë efektin e informacionit të pavërtetë.

Lexo po ashtu:  Lajmet e Gjergj Fishtës në gazetën "Hylli i Dritës". Shkollë e të shkruarit të lajmit për gazetarët e sotëm shqiptarë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!