Lajmërimi i Tesla më herët gjatë muajit se do të ndërtojë fabrikën e parë europiane pranë Berlinit, do të tërheqë më shumë kompani të transportit elektrik dhe sektorit të ruajtjes së energjisë në Gjermani, sipas liderit të shtetit lindor, Brandenburg.

“Këto kompani janë rrugës për këtu. Kam dëgjuar se ka bisedime me komunitetet dhe programin rajonal të zhvillimit të biznesit”, tha Dietmar Woidke, duke shtuar se Tesla do të shkaktojë ardhjen e kompanive të tjera drejt vendit.

Ai tha se Brandenburg ndodhet aktualisht në bisedime me kompani të tjera,  duke mos i identifikuar ato për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Pres që lajmërimet të bëhen përpara  Krishtlindjeve”, tha ai.  Vendimi i Tesla përbën një lajm pozitiv për Gjermaninë, duke e fuqizuar pozitën si qendër e manifakturës, ndërkohë BMW dhe Daimler kanë ndërtuar fabrika të rena në Hungari gjatë viteve të fundit.

Industria e makinave në Gjermani është goditur gjithashtu nga skandali i Volkswagen në vitin 2015, ku mashtroi për testet e emetimit të gazrave ndotës në SHBA, si dhe nga sfida e konvertimit të makinave në elektrike.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...