Sebastian Zonja

Ismail Kadareja, gjeniu i letrave shqipe, ndër shkrimtarët më të mëdhenj gjallë sot në botë, mbron Evropën nga rreziku ksenofob, jo Kosovën nga shovinizmi fqinj. 
Ky është ligjërimi pushtetar që na la trashëgim periudha e diktaturës. Të flasim për çështjen e proletariatit botëror, por jo për minatorët e Bulqizës. Të shajmë imperializmin amerikan, se shovinizmin serb se kritikojmë dot. Të mbrojmë myslimanët në Palestinë, se po folëm për ata në në Tetovë mund të kemi probleme. Nuk e di nëse mund ta quajmë një lloj të folure binare – po nuk folëm dot për problemet tona, të flasim për botën. Madje, Kadareja i madh shkruan vetë se komunizmi vrau bisedën e lirë. Një gjetje brilante kafkeske. 
Kadaresë vetë i paska plagosur rëndë mendimin, se regjimin e shkuar po e shohim që bisedën ia paska vrarë moralisht dhe estetikisht gjithë qytetarëve. Për tallje shpeshherë përdoret shprehja “ike ti nga fshati, por nuk iku fshati nga ty”, por në këtë rast mund ta përdorim “ike ti nga diktatura, por nuk iku diktatura nga ty”. 
Unë jam për Shqipërinë në Evropë, si vetja, dhe si reflektim se çfarë qëndron në thelb të të qënit evropian. Sepse me tezën një Shqipëri evropiane, si thjeshtëzim I Shqipërisë sovjetike, nesër mundesh me thënë edhe Shqipëri kineze.

*
Po rrëzuam kapitalizmin në Amerikë është e thjeshtë të triumfojë marksizma. Andaj, po mbrojtëm Evropën kemi mbrojtur Shqipërinë, paçka se Evropa është e përbërë nga vende sovrane, që siç thoshte me të drejtë Banon te Cambride Union, po e bjerr Forumi i Davosit, pra, Bankat. Duke mbrojtur Shqipërinë mbron Evropën, por për të rrokur të anasjelltën ndoshta duhet të jem laureat për Nobel. Anipse siç thotë Hysamedin Feraj te “Skica e mendimit politik” – karakteristikat e ndjenjës kombëtare shqiptare janë karakteri mesianik, mbrojtës, realist, pragmatist, fetarisht tolerant, modernizues, joksenofob-izolacionist. Prandaj, me të drejtë dritarja nga shihet bota, është atdheu.

Ju pëlqen!

*
“Kjo liri ja flladiti ballin trimit”

Mora fjal 
Mora fjal e mora vargun 
Mora qarkun me i thur kang 
Me i thur kang bash legjendarit 
T’i kendoj 
T’i kendoj Adem Jasharit t’i kendoj

Tash sa vjet 
Tash sa vjet se sheh Prekazin dhe Reqakun 
Tash sa vjet 
Tash sa vjet se sheh Drenicen 
Tash sa vjet 
Tash sa vjet dhe Mitrovicen 
Tash sa vjet

Çohu Adem 
Çohu po t’thojn zoqt e malit dhe bilbilat 
Çohu Adem 
Po thojn lulet trandafilat 
Çohu Adem 
Po thon kangat, thon dhe trimat 
Çohu Adem 
Çohu shpejt 
Çohu shpejt mos rri te varri thot nenelokja 
Çohu se mjaft, ta flladiti ballin toka 
Çohu se ty te kerkon e tan Kosova 
Ty Adem

Mora fjal 
Mora fjal e mora vargun 
Mora qarkun me i thur kaang 
Me i thur kang Adem Jasharit 
T’i kendoj 
T’i kendoj bash legjendarit 
T’i kendoj

E t’i them 
E t’i them se gjaku i tij eshte vet liria 
Qe ka ardh ne Kosov e n’brigje t’Drinit 
Kjo liri ja flladiti ballin trimit 
Ja flladit…

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.