Eurodeputetja shqiptaro-suedeze, Arba Kokalari përmes një postimi në facebook është shprehur se Suedia do t’i thotë “Po” Shqipërisë për negociatat, madje do të kërkojë edhe nga vendet e tjera që të kenë këtë qëndrim.

Kokalari, më tej shkruan se  pastaj e domosdoshme është të ushtrohet presion nga qeveritë e këtyre vendeve të implementojnë reformat demokratike.

Reagimi i eurodeputetes:

Ju pëlqen!

Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga projektet më të suksesshme. Ish-vendet komuniste të Evropës janë kthyer në vende me ekonomi të lirë, demokratike dhe natyrisht pjesë e Evropës. Miliona njerëz kanë dalë nga varfëria.

Këtë javë ministrat e Bashkimit Europian do të takohen të vendosin në qoftë se BE do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash Franca ka nxjerrë pengesa, Suedia duhet të shtyje ministrat e BE të thonë ‘PO’ hapjes se negociatave me të dyja këto vende. Pastaj e domosdoshme është të ushtrohet presion nga qeveritë e këtyre vendeve të implementojnë reformat demokratike.

Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa implementuar demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e ligjit (kriteret e Kopenhangenit). BE duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe duhet të ketë limite të përcaktuar qartë për gjithë vendet e BE. Megjithatë BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre

Me demokraci të stabilizuara ne Ballkan ne do të kemi një Europë me të sigurt.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!