Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon është marrë edhe njëherë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptaz doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë.

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër sabotimit të LDK-së që po i bëne¨Kosovës, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare

Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.

Ju pëlqen!

“Shumë mirë:  Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Tëitter.

Lexo po ashtu:  Lexoj cinikë që thonë “LV e LDK po e vonojnë, se po kanë kërkesa e s’po lëshojnë pe”.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!