Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri ka bërë thirrje që të ndalohet shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe qeveria të angazhohet në dialog me grupet e interesuara.

“Shembje e godinës së Teatrit Kombëtar gjatë natës sot.Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë e i bëj thirrje kryeministrit Rama që të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë grupet e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar.

Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor europian i rrezikuar.

I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të Qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar,” shkruan Gahler.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!