Sot ka rrjedhur në media dosja e plotë hetimore e ngjarjes së Mallakastrës ku mbeti e vrarë shtetasja Drita Saliaj. Ka qenë Abc News që ka bërë publikimin dhe mandej xhirua ka vazhduar si zakonisht. Televizioni në fjalë referon si burim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në materialin e përcjellë nuk bëhet asnjë redaktim.

Aty zbulon se përtej vrasjes ka një rreth njerëzish që merren me trafik lëndësh narkotike përmes një dinamike ngjarjesh që të krijon idenë e një vendi larg, shumë larg nga “njerzillëku” i Tiranës.

Dosja përfundon me vleresimin e masës së sigurisë, por të gjithë personat e ndaluar gëzojnë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në gjykimin e plotë. Dosja zbulon të dhëna personale që nuk kuptohet se përse duhet të shërbehen si “lajm” veçse për të kënaqur kuriozitetin e “lexuesit”.

Ju pëlqen!

Rrjedhja e dosjeve hetimore është kthyer në zanat më vete nga disa gazetarë dhe disa media, aq sa posedimi i tyre është shndërruar në kriter vlerësimi profesional. Le të imagjinojmë pak sesi gazetarë që paralajmërojnë vrasje, arrestime, apo edhe vendime gjykatash bien në kontakt me copëza dosjesh, sesi përdoren rregullisht nga segmente të politikës, prokuorisë duke shitur veten si njerëz të mirëinformuar.

Në Prokurori ekziston një sektor apo zyrë që e quajnë Posta Sekrete. Ashtu quhet edhe sot. Vetëm se ata që punojnë në këtë institucion ka gati dy dekada që e quajnë thhjesht: Posta. Sepse asgjë nuk ka sekrete më. Ky është një problem që po ndot edhe më shumë se ç’është I ndotur median, ku dalin e flasin gjithfarë laramanësh dhe përcillen lloj lloj mesazhesh shantazhuese.

Kuptohet në këmbim të fisë për pazare që bëhen gjetkë. Kuptohet nuk është ky rasti, pasi përndryshe dosja nuk do të botohej e plotë. Ky është një rast që mbldh klikime pasi aty nuk ka se çfarë të shantazhosh me disa djem nga një fshat I Mallakastrës. Dosjet e tjera “të nxehta” siç I quajnë nuk happen kështu. Nuk e kemi parë dosjen e Tahirit, Orest Sotës, 21 janarit, 184, 339 e të tjera që zhurmojnë miletin me muaj përmes përgojimit tinzar të atyre që “dinë” diçka nga brenda.

Arta Marku hyri dhe doli si një titullare që nuk mori asnjë masë në këtë drejtim. Ne nuk e dime ende se çfarë po ndodh me hetimin për nxjerrje sekreti me dosjen 339. Sikundër nuk dihen ende shumë gjjëra. Është një organ që nxjerr dosje dhe bllokon hetimet në shumë raste. Prokurori i ri, Olsian Çelaj ka rastin të ndalojë apo kufizojë këtë gosti perversësh me të cilët nuk të bën punë asnjë ligj.  

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!