Kompania Essential është duke punuar shumë për një vazhdim të Essential Phone, i cili u lansua më 17 gusht 2017. Telefoni i zgjuar, i projektuar nga bashkë-themeluesi i Android OS, Andy Rubin, është shitur pak, duke e detyruar kompaninë të zvogëlojë çmimin prej 699$ për 200 dollarë më pak.

Sidoqoftë, firma me qendër në Palo Alto është duke u përgatitur për të lansuar një telefon plotësisht të ri, që do ta zhvendoste fokusin nga komponentët modularë të telefonit Essential, drejt një fokusi mbi inteligjencën artificiale (AI) dhe kontrollet zanore.

Është e paqartë saktësisht se çfarë forme telefoni do të marrë.

Sipas një raporti të mëparshëm nga Bloomberg, Essential Phone 2 synon të zvogëlojë sasinë e kohës që duhet të shpenzoni në ekranin e telefonit tuaj.

Kontrollimi i Essential Phone 2 do të trajtohet kryesisht nga komandat zanore, ndërsa një ndihmës i integruar AI do të jetë në gjendje të imitojë tonin e zërit tuaj për t’iu përgjigjur automatikisht emaileve dhe mesazheve tekstuale, si dhe caktimin e takimeve në emrin tuaj.

Një dizajn alternativ është imagjinuar në një video koncept të krijuar nga kanali i YouTube, DBS Designing, dhe duket mahnitshëm. Videon konceputale mund t’a shihni më poshtë.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]