Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës e cilëson të papranueshme që më 1 shtator nxënësit të jenë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste.

Në një mbledhje të mbajtur të mërkurën Këshilli i Prindërve ka dalë me gjashtë konkluzione.

Ndonëse e ka quajtur të papranueshme që më 1 shtator fëmijët të jenë në shtëpi, Këshilli i Prindërve ka thënë se Qeveria është e obliguar ta mbrojë të drejtën për edukim dhe arsimim.

“Është e papranueshme që më datë 1 shtator fëmijët tanë nxënës janë në shtëpi, duke qenë se kjo është edhe një ditë feste. Fëmijët gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”, deklaron këshilli i Prindërve, transmeton Telegrafi.

Këshilli deklaron se greva e tërësishme dhe e pakufizuar në sistemin arsimor, është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit.

“Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për mos u trajtuar si prioritet i qeverisjes. Në këtë situatë, Këshilli i Prindërve të Kosovës, lutë të dyja palët që të lëvizin nga qëndrimet aktuale dhe t’i japin mundësi dialogut”.

“Këshilli i Prindërve i Kosovës do të angazhohet për të fuqizuar rolin e vet në arsimimin parauniversitar”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Reagimi i Këshillit të Prindërve vjen pasi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaroi se greva në arsim do të vazhdojë dhe se më 1 shtator nuk do të ketë mësim.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Ndërkohë, Ministria