Këto ditë ka qarkulluar lajmi që seriali vendor “SH.P.K. Nazi” do nisë transmetimin në Televizionin Publik të Kosovës – RTK. Ky lajm nuk u mirëprit duke pas parasysh përmbajtjen që ka ky serial. Për këtë ka reaguar edhe Fadil Hoxha nga Sindikata e RTK-së duke e konsideruar një serial me përmbajtje banale.

MekuliPress ju sjell postimin e plotë të Fadil Hoxhës:

Vitin e kaluar, derisa ne terminin pas lajmeve qendrore transmetohej nje serial vendor ne RTK, u detyrova ta nderroj kanalin. I menjehershem ishte reagimi i vajzes sime: bab pse e nderrove ? U mundova me ja shpjegu qe ky serial nuk eshte i mire, ka shume fjale te ndyta dhe me mire eshte te shohim ndonje emision tjeter. Iii bab m’tha mos bo hajgare, ky nuk eshte kurgjo cka eshte seriali “Sh.p.k. Nazi”. Kjo ngjarje mu kujtua kur e mora vesh se “Sh.p.k. Nazi”, na u paska bere pjese e RTK-se.

Ju pëlqen!

Eshte e dhimbshme qe nje Transmetues Publik te shfaq emisione humoristike me permbajtje banale, ne te cilat aktrojne edhe femijet. Transmetuesi Publik ne vend se te investoj ne programe me vlera te mirefillta edukative e argetuese, perkundrazi vazhdon ta shpenzoje buxhetin per programe puro komerciale, dhe pa ndonje dobi per publikun. Transmetuesi Publik nuk guxon qe per hir te nje shikueshmerie me te larte t’i sakrifikoje standardet etike e profesionale. Pikerisht qe ta mbroje interesin e publikut, Transmetuesi Publik ka te angazhuar nje Bord kolegjial drejtues prej 11 anetareve dhe Grupin Keshillues te Publikut me 5 anetare.

Per fat te keq, shumica e anetareve te Bordeve te deritashme te RTK-se, para interesit te publikut kane zgjedhur interesin dhe perfitimet personale e partiake, permes punesimeve dhe angazhimeve te te afermve te tyre neper projekte te ndryshme te cilat financohen nga RTK. Ne emer te perfitimeve personale e partiake, Bordet e RTK-se, nga roli mbikeqyres jane shnderruar ne vartes te menaxhmenteve te cilat bejne veprime me buxhetin e programin sipas intereseve e tekeve te tyre, pa u penguar nga askush.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.