“Esat Mekulit”

Drita të vogla ishim ne me deshira të mëdha, zemrat plot.

Bulza të njoma me krahror të qendisur prej langut buzëplasur,

Shtatin e hijeshuar me njëqind lule arnash e cule e kishim, Por mbi të gjitha këto krenar mbaheshim…

Ti erdhe… Lule e kuqe ndrite n’vatra tona.

Po, bulza të një vese ishim që digjëshim prej një zjarri,

Nuk ditëm kë më parë ta dëgjojmë, Ty a babën që tha: – Prrallë është shkolla, t’ çetë feje… – e nji dell i kuq si gjarpër iu ngrit n’mes balli!

Ishim të pafuqishëm, të vyshkur nga shpata e motevet.

Symbyllur kërkonim rrugën e drejtë për ta gjetë’,

Fajtorë për këtë nuk ishim, o mësuesi Esat,

Sepse sytë prej kohësh na ishin shterrë e shiqimi tretë…

Luleve të vyshkura blerimin ua ke përtri,

Syve të tretun shiqimin ua ktheve,

Atë botë u gëzove si njëri që gjenë të vetmin fëmi …

Dritë e bardhë na prine nëpër valle jete.

Diell pranvere ambël ndriçove n’votra tona.

Rrufe, i fuqishëm ishte zani yt, blerimin t’u e k’thy, Kurr ma i madh gjer tani n’qiellin tonë të errët nëpër kohna Ndoj yll s’ka shkelqy…

Të vegjël ishim… dritën e flakrueme s’mundeshim më pa, Shkenditë e atij gjoksi fuqi s’kishim për t’i kuptuar,

N’shpirtërat tonë kullonin goja e do varrëve të gjera,

Që robëria me shigjeta t’errta i ka plaguar.

Pishtarë të vegjël ishim ne para gjoksit tënd mal të gjerë,

Digjej ai gjoks vigan n’drita të flakruara,
Hapej ai gjoks në një fushë jetë të gjerë Për ne, filizat..

(Hasan Dajaku)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!