Turqia do të pranojë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të muajit korrikut, ka bërë të ditur presidenti Recep Tayyip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton shërbimi turk i agjencisë CNN.

Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ju pëlqen!

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia.

Erdogan kishte thënë se do të diskutojë për këtë çështje me presidentin Donald Trump në Samitin G-20 që pritet të mbahet këtë muaj.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’iu kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.

Lexo po ashtu:  "Është mirë të shohim pak nga Gjermania: Gjermania nuk e jep me koncesion pasurinë publike të Gjermanisë sikurse Edi Rama që punon vetëm me ca emra biznesmenësh a thua se Shqipëria është një atdhe për t’u shitur dhe Rama trashëgimtari i vetëm dhe i fundit i saj."
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!