Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në fjalën e tij të mbajtur për rindërtimin e Laçit, deklaroi se shteti turk u angazhua menjëherë me ndihma, pas tërmetit që goditi Shqipërinë dhe ndihmoi në rindërtimin.

Erdogan theksoi se Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë, duke shtuar se gëzimi i shqiptarëve është edhe i turqve.

“Përshëndes të gjithë vëllezërit shqiptarë. Shqipëria është miku dhe partneri i afërt i Turqisë në Ballkan. Ne shohim gëzimin e popullit tuaj si gëzimin tonë dhe trishtimin tuaj si trishtimin tonë. Pas tërmetit, ne menjëherë angazhuam mundësitë tona. Ne kemi dërguar 4 maune me ndihma humanitare.

Ju pëlqen!

Ne ndërtuam shtëpi për vëllezërit tanë shqiptarë. projekti ynë do kushtojë 42 milionë euro. Po ndërtojmë streha të ngrohta për vëllezërit tonë. Shtëpitë do shërbejnë për vëllazërinë tonë Shqipëri – Turqi. Shpreh ngushëllimet e sinqerta për viktimat e tërmetit. Përshëndes edhe kryeministrin Edi Rama”, tha Erdogan.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.