Erdogan ka ngritur një padi kundër revistës franceze “Le Point”, e cila në kopertinën e numrit të fundit e përshkruan presidentin turk si një “vrasës” të kurdëve sirianë.

Agjencia e Lajmeve Anadolu njoftoi se  avokati i Erdoganit ka paraqitur një padi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për “fyerje të kreut të shtetit”. Procedimi gjyqësor, me akuzën e cënimit të “dinjitetit të presidentit turk, referon gazetaren Etienne Zernel, si dhe kreun e seksionit “ndërkombëtar” të revistës në fjalë, Romain Gibber.

Kopertina e “Le Point”,, në të cilën Erdogan akuzohet për “spastrim kombëtar” kundër kurdëve sirianë në vazhdën e sulmit që nisur në Siri, ka ngjallur zemërim në radhët e  qeverisë turke. Zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin reagoi në Tëitter kundër “Francës, e cila sipas tij kolonizoi shumë vende afrikane, duke vrarë mijëra njerëz dhe tregtuar skllevër”. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gazeta franceze  ka filluar një sulm të frontal  ndaj Rexhep Tajip Erdogan. Ishte maji i vitit 2018 kur “Le Point”, e quajti presidentin turk një “diktator”.

Ju pëlqen!

Asokohe revista madje denoncoi një fushatë kërcënimesh, kërcënimesh dhe fyerjesh në mediat sociale, por edhe në rrugë, ku grupe të mbështetësve të Erdogan kërcënuan shitësit e gazetave duke i detyruar të largonin posterat e revistës nga vitrinat e tyre. Presidenti turk nuk është i vetmi që ka ngritur padi ndaj mediave ndërkombëtare. Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë ndaj gazetës Bild pas publikimit të përgjimeve për zgjedhjet në Dibër.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!