Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se si rezultat i përpjekjeve të Turqisë në Madrid, PKK/PYD/YPG dhe FETO për herë të parë në të dhënat e NATO-s janë regjistruar si grupe terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i NATO-s, presidenti Erdogan tha se vendimet e marra në Madrid do të japin rezultat në kohë.

“Premtimet që janë bërë sigurisht që janë të rëndësishme, por pika kryesore është zbatimi”, tha Erdogan për memorandumin historik të nënshkruar midis Finlandës, Suedisë dhe Turqisë.

Ju pëlqen!

Me nënshkrimin e memorandumit, Türkiye tërhoqi kundërshtimin ndaj aplikimeve të vendeve nordike për anëtarësim në NATO. Në këmbim, Finlanda dhe Suedia do të adresojnë shqetësimet e Turqisë për terrorizmin.

Megjithatë, Erdogan tha se Turqia do të jetë e kujdesshme si një “vend që është goditur vazhdimisht me thikë pas shpine në luftën e saj kundër terrorizmit”.

“Ne do të monitorojmë nga afër nëse premtimet që i janë dhënë vendit tonë në periudhën e ardhshme do të realizohen”, tha ai.

Për marrëdhëniet me Greqinë, Erdoğan tha se liderët e NATO-s, me të cilët u takua në Madrid, ofruan ndërmjetësimin për të organizuar bisedime me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ne thamë ‘na falni, por ne nuk kemi kohë për një takim të tillë tani’. Sepse, është e qartë se ata po militarizojnë ishujt”, tha Erdoğan.

Mbi politikën e re të sigurisë së NATO-s, Erdoğan tha se vendi i tij po mban një “politikë të ekuilibruar” në marrëdhëniet me Rusinë dhe Ukrainën, pasi nuk dëshiron asnjë dëm për “trafikun diplomatik”.

Të mërkurën, liderët e NATO-s miratuan Konceptin Strategjik 2022, një plan i aleancën për dekadën e ardhshme. Plani mbulon prioritetet dhe synimet e aleancës për dhjetë vitet e ardhshme dhe përcakton pozicionin e saj të përbashkët ndaj sfidave në zhvillim, duke përfshirë Rusinë, si dhe për herë të parë duke iu adresuar Kinës gjithashtu.

Koncepti Strategjik 2022 akuzon Kinën për ndjekjen e “politikave shtrënguese” që kërcënojnë “interesat dhe vlerat e NATO-s”. Po ashtu citon “thellimin e partneritetit strategjik” midis Kinës dhe Rusisë si një kërcënim, duke theksuar se “përpjekjet e tyre reciproke përforcuese për të dëmtuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla bien ndesh me vlerat dhe interesat tona”.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega e saj siriane.

FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Türkiye, që la të vrarë 251 persona dhe 2.734 të tjerë të plagosur.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.