“Ushtria turke nuk do të ngurrojë të bëjë të njëjtin hap si 45 vjet më parë, nëse kjo do të jetë e nevojshme për sigurinë e qipriotëve turq”. Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesazhin e tij për 45 vjetorin e ndërhyrjes turke në Qipro, nisur nga përshkallëzimi i tensionit i krijuar javët e fundit nga shpimet turke në Mesdheun lindor.

“Ata që besojnë se pasuria e ishullit të Qipros u përket vetëm atyre do të përballen me vendosmërinë e Turqisë dhe të turqve qipriotë. Ata që ëndërrojnë të ndryshojnë faktin se qipriotët turq formojnë një pjesë integrale të kombit turk së shpejti do të kuptojnë se përpjekjet e tyre janë të kota”-shtoi presidenti turk.

Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm, turk Fuat Octai tha dje se Turqia do të vijojë aktivitetin e saj në Mesdheun lindor. Anija e parë e shpimit, Fatih, nuk gjeti rezerva të gazit natyror në Mesdheun Lindor, por në muajin gusht kërkimet do t’i vijojë anija “Orout Reis”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!