Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë të dielën lajmet se të burgosurit e ISIS dolën nga burgu si rezultat i ofensivës së Turqisë në Siri. Erdogan tha se, ky ishte thjesht një dezinformim që sipas tij ka për qëllim provokimin e Perëndimit.

Administrata e udhëhequr nga kurdët në veri të Sirisë tha të dielën se 785 të huaj të lidhur me Shtetin Islamik kishin arritur të shpëtonin nga një kamp ku po mbaheshin, pas bombardimeve turke.

Sipas “Anadoglu Agency” Erdogan tha se, raprotimet ishin të rreme dhe kishin për qëllim provokimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, shkruan Mekulipress

Ju pëlqen!

Erdogan tha ndër të tjera se, kërcënimet e sanksioneve dhe embargot e armëve nga fuqitë perëndimore nuk do të ndalonin ofensivën ushtarake të Turqisë, kundër militantëve kurdë në Siri.

“Pasi filluam operacionin tonë, ne jemi përballur me kërcënime, si sanksione ekonomike dhe embargo në shitjen e armëve. Ata që mendojnë se Turqia do të kthehet prapa pas kërcënimeve, gabojnë!“,- tha Erdogan në një fjalim televiziv.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!