iFahri Musliu 


Po shoh se shumë të vetquajtur analist, nëpër emisionet TV, po mundohen të gjejnë “qime në ve”, duke “zbuluar” të gjitha të këqiat e Albin Kurtit, “moskonsekuencën” e tij dhe paaftësitë për ta drejtuar qeverinë e ardhshme të  Kosovës, në bazë të vullnetit të votuesve. Për këta “analist” nuk ekziston teoria e evoluimit dhe ndryshimit të njeriut në të mirë. Është e pandershme dhe e dëmshme për gazetarinë dhe vet këta (ba)analista politik, që të merren me “analiza të tilla të ulëta” me të cilat dëshirohet të  krijohet një opinion negativ duke gjurmuar e analizuar deklarata, të cilat mund edhe të mos jenë adekuate në raste emocionale, duke marrë rolin e prokurorit e gjyqtarit hetue.

Është fat për Kosovën që do të ketë një qeveri të drejtuar nga një tandem i shkëlqyer, çfarë janë zotri  Kurti dhe zonja Osmani, të pajisur me dije, vizion,  moral, me duar të pastra, integritet dhe përgjegjësi  të lart. Duhet të kuptohet se njeriu i cili dinë ta organizojë e drejtojë partinë dhe asaj t’ia kthej fuqinë dhe mbështetjen e qytetarëve, pas një termeti që përjetoj një vit më parë, (me largimin e kuadrove më të mira) është dëshmi që flet se njeriu i till, pra Albin Kurti, do të dinë edhe më mirë dhe me sukses ta drejtojë qeverinë, e ti funksionalizojë institucionet. Sepse që të dy këta politikan kanë  mësuar bukur shumë edhe nga gabimet fatale të pushteteve të deritashme.

Lexo po ashtu:  Studentët e Filologjikut: ‘Lahutën e Malcis’ më duket e ka shkruar Migjeni
Ju pëlqen!

Erdhi Dita e ndryshimeve, dhe të gjithë të Besojmë në këtë.Kurse ju simpatizant dhe militant të LVV frenoni pak emocionet e fitorës e tregoni kulturë qytetare dhe mos e ofendoni askë në fb, se kjo ju bënë të njëjtë si ata!

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!