IN MEMORIAM

Erahrd Eppler (1926-2019) – Shëmbëlltyrë e Politikanit etik – u nda nga jeta!

Për shkak edhe të njohjes personale dhe takimeve të shumta që kisha me tashmë të Ndierin Eppler, kam edhe arsye tepër supjektive për të qenë i pikëlluar për vdekjen e këtij Personaliteti të shquar.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Erhard Eppler, si personalitet udhëheqës i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), ka ushtrua një mori funksionesh, fillimisht në Republikën e Baden-Würtenberg’ut (Stuttgart), pastaj edhe në nivel federativ.

1961-1976 parlamentar i Bundestagut (Parlamenti federartiv) Gjerman;
1968-1974 ministër fedreativ gjermanë për bashkëpunim ekonomik (themelues i GTZ-së që koordinon ndihmat e Shtetit gjerman në shtete të varfëra të botës);
1970-1980 anëtar i kryesisë të SPD-së, etj.
Ishte disa vite edhe kryetar i Këshillit të Kishës Evangeliste të Gjermanisë.
Ishte aktiv edhe në Lëvizjen paqësre në Perëndim.

Në vitin 1998, me ndërmejetësim lobiues të ish-këshiltarit të presidentit algjerian Bumedien, Dr. Sahrou, politokolog algjerian në Gjermani, kemi konataktuar Erhard Epller’in, për ta informuar për gjendjen në Kosovë dhe për ta lutur që të angazhohet për lobim që qeveria gjermane të mbaj qëndrim të angazhuar përkrahës ndaj Luftës çlirimtare në Kosovë.

Në mars të vitit 1999, kur Kancelari Gerhard Schrëder i dha përkrahjen Presidentit amerikan Clinton – që NATO të bombardon objetet ushtarake e policore të Serbisë, me presion të krahut pacifist te SPD-së, mbahet kongres i jashtëzakonshëm i kësaj partie për ta ndërruar kancelarin, meqë ai krah ishte kundër bombardimeve të NATOs. Kongresi u mbajt në Bonn. Parashikimet ishin që rreth 60 % e deputetëve të atij Kongersi të jashtëzakonshëm ishin kundër bombardimeve. Pritej edhe fjalimi i Erhard Eppler në atë Kongres, që përqindja të rritet në 80 % kundër PO-së së Kancelarit Schrëder për bombardime, spese Eppler ishte kuadër i udhëheqjes së vjetër të SPD-së, me ndikim të madh etik. Edhe para se të ngjitej në foltore të Konkresit, në hollin e hallës ku mbahej Kongresi, kemi takuar Erhard Eppler. Fjalimi i Eppler në Kongres i ka bërë shumë delegatë t’u përloteshin sytë, sepse pat mbajt fjalim tepër emocional, duke shpreh vetë-kritikë për vonesë të ndërhyrjes për të stopuar agresionin e nacionalizmit serb. Dhe ishte pikërisht fjalimi i Epller-it që shpëtoi rënien e qeverisë së Kancelarit Schrëder…

Për hir të respektit të madh për angazhim aktiv të Erhard Eppler’it në përkrahje të Kosovës, por edhe për hir të vlerës se librit të tij bestseler “Rikthimi i politikës”, i shkruar nga Eppler’it si filozof dhe politolog, kam finacuar përkthimin dhe shtypjen e këtij libri, punë që e ka koordinuar Instituti Shqiptar të Sociologjisë në Tiranë (ISHS), nën menaxhim të Prof. Dr. Lekë Sokoli. Për promovim të librit në Tiranë kishim dy ditë mysafir vet autorin, tashmë të ndierin Erhard Eppler.

Respekt deri të Dielli – për Jetën dhe Veprimtarinë e Korifeut Erhard Eppler!

Nga Ibrahim Kelmendi

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...