Siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë, Era Istrefi publikoi këngën e re të titulluar “No Maybes” bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. Natyrshëm, Era e promovoi këngën në Instagram, por diçka fshihej pas entuziazmit të këngëtares. Në Instagram Stories, ajo publikoi një deklaratë të gjatë ku shpjegoi se nuk dëshironte që “No Maybes” të publikohej tani, sepse ishte shkruar dy vjet më parë.

“Për mua nuk është e lehtë t’i publikoj këngët dy vite pasi i bëj, si për shembull kjo e fundit ‘No Maybes,’ sepse tani jam në valë tjetër dhe kam projekte shumë më të mira. Ama, ky është ndonjëherë efekti anësor i të qënit ndërkombëtar. Besoj se çdo e mirë ka një anë të keqe. Edhe kjo e fundit, mos më keqkuptoni, e dua shumë, thjesht mezi pres t‘ju tregoj këngë të reja. Ishalla s’vdes pa [jua treguar],” shkruan ajo.

“Dhe kur më pyesni pse, e kam të vështirë të përgjigjem sepse jam ende në procese të ndërlikuara ligjore. Ama si gjithçka tjetër që kam arritur ne jetë (faleminderit Zot), edhe këtë kam për ta arritur,” perfundoi Era.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!