Vetëm javën e kaluar Epic dhe Lego zbuluan një bashkëpunim për ndërtimin e një metaverse për familjet edhe pse shumë pak është folur lidhur me detajet.

Planet e Epic për të ndërtuar metaverse morën një mbështetje të madhe ditën e sotme ndërsa zhvilluesi i Fortnite njoftoi një financim prej 2 miliardë dollarësh.

këto para do të përdoren për të “avancuar vizionin e kompanisë për ndërtimin e metaverse.”

Ju pëlqen!

Financimi vjen nga Sony që në të kaluarën ka investuar në Epic dhe Kirkbi. Ky i fundi është një grup investimi e familjes Krik Kristiansen që themeloi Lego Group.

Vetëm javën e kaluar Epic dhe Lego zbuluan një bashkëpunim për ndërtimin e një metaverse për familjet edhe pse shumë pak është folur lidhur me detajet.

Koncepti i turbullt i metaverse është në gojët e të gjithëve sot dhe Epic është një prej kompanive që e ka përdorur më së shumti idenë e botëve të ndërlidhura përmes platformave si Fortnite dhe Unreal Engine.

Aktualisht metaverse mbetet thjeshtë një ide në mendjet e CEO të teknologjisë ndërsa Fortnite është gjëja më e afërt me atë sesi do të ngjajnë koncertet virtuale në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  ‘Prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua’
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!