“Enver, kam ardhur të të them se ti po vret gjithë intelektualët! Me cfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë, me këpucarët dhe teneqexhinjtë?”

| SABIHA KASIMATI |

Nje nga grate e shquara shqiptare ka qene Sabiha Kasimati. 
Ajo lindi dhe u edukua ne nje familje intelektuale libohovite, si shume te tjera, qe ndonese jetoi dhe punoi jashte trevave shqiptare, i rriti femijet e saj me ndjenja te larta atdhedashurie dhe me nje deshire te madhe dhe te thelle per dije, kulture dhe shkence. 
Babai i saj Abdurrahman Kasimati (1865-1943) ishte i biri i kadi-nyvabit te mirenjohur, per erudicionin dhe emancipimin e tij, te Veli efendiut. Ky kadi djalin e tij nuk e beri kadi sipas tradites shumevjeçare libohovite, por e futi ne Shkollen Perando-rake te Mjekesise( Mekteb-i-Shalane-i-tibbije).

Abdurrahmani e perfundoi shkollen ne vitin 1890 dhe me pas sherbeu ne shume vise te perandorise, duke filluar nga zonat e thella te Anadollit.

Ne vitin 1889 atij i lindi djali i pare Hifziu (1889-1962) i cili ndoqi profesionin e te atit. Ai u be mjek ne prag te Luftes I Boterore dhe sherbeu nje jete te tere, deri sa vdiq, mjek ne qytetin e Korçes.

Kur Dr.Abdurrahmani ishte duke sherbyer ne Adanane e larget, ne kufi me Sirine dhe Libanin dhe ku ai sherbeu disa vite radhazi, atij i linden djali i dyte, Refiu (1903-1986) qe mbaroi inxhinierine civile ne Paris, vajza Minireja qe u martua ne Izmir dhe djali i trete Nevzadi (1905-1951), qe perfundoi studimet juridike po ashtu ne Paris.

Nga Adanaja, mbas shpalljes se Hyrietit ne vjeshten e vitit 1908, dr.Abdurrahman transferohet ne Ederne (Adrianopoje) ne afersi te Stambollit. Aty doktorit, ne vitin 1912, i lindi vajza e dyte Sabihaja dhe me vajzen e vogel mbas nje viti transferohet ne Shkoder, ku qendroi vetem nje vit, 1914-1915. Ne vitet e veshtira te Luftes I Boterore familja Kasimati u vendos ne pronat e tyre, prej disa mijera akrash, ne Verrie prane Selanikut. Aty djemte ndoqen shkollen e Misionit Laik Francez te Selanikut.

Kur ne vitet 1923-1924, po realizohej shkembimi i pronave te nenshtetasve osman me ato te grekerve qe kishin banuar ne zonat e pasura perreth Izmirit, familja Kasimati nuk pranoi te merrte prona ne Turqi, por u kthye ne atdhe duke riskuar dhe sakrifikuar pronat e tyre ne Verrie edhe sot e kesaj dite.

Ne Shqiperi, fillimisht, u stabilizuan ne Korçe, ku punonte si mjek Dr.Hifziu dhe ku djemte dhe Sabihaja filluan dhe ndoqen Liceun Kombetar Franko-shqiptar.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ndersa Refiu vazhdoi vitin e shtate te liceut dhe u diplomua ne veren e vitit 1925, Nevzadi filloi vitin e trete dhe e mbaroi ne vitin 1929, Sabihaja e filloi vitin e pare (qe sipas sistemit francez quhesh viti i nente) dhe qe e mbaroi ne qershor te vitit 1931.

Nuk kishte ndodhur asnje here, qe ne ate instuticion t’a ndiqnin me shume sukses tre femije te se njejtes familje.

Sabiha Kasimati kishte qene studente shembullore, qytetare dhe atdhetare e mire.

Sabihaja gjithenje e para e klases, e dashur edhe e dhimbsur me te gjithe shoket qe kishin nevoje per mendjen dhe aftesite e saj. Ajo ndihmonte pa pertuar cilindo shoke qe i kerkonte ndihme asaj, per te permiresuar notat e shkolles.

Ajo studjoi ne universitet, per ate dege, qe deri atehere nuk kishte studjuar as edhe nje shqiptar, per ihtiologji, pjese e zoologjise, qe merret me studimin e peshkut dhe mund te kishte qendruar te punonte ne Itali, ne ate universitet ku ajo kishte mbaruar studimet, sepse ishte dalluar edhe aty per zotesi e aftesi te veçante dhe ishin profesoret e saj qe ngulmonin, por ajo u kthye ne atdhe, ku e priste martirizimi, sepse thoshte me kurajo kurdohere vetem te verteten,vetem ate qe ishte e drejte, vetem ate qe i sherbente popullit te saj, kur te tjeret nuk guxonin as t’a mendonin jo me t’a shfaqnin dhe t’a mbronin.

Sabihaja nuk dinte dhe nuk deshte kurre te perdorte arme e bomba, por ate e akuzuan pa te drejte se kishte dijeni per «bomben» qe u vu ne ambasaden sovjetike, ne shkurtin e vitit 1951dhe ajo u be dhe mbeti Pishtare e Demokracise …».

Kur ajo e mbaroi Liceun e kishin mbaruar vetem 78 maturante, qe kishin fituar edhe bakaloriatin e dyte. Sabihaja ishte e vetmja vajze qe ishte diplomuar dhe si e tille qendroi deri ne vitin 1937, kur ate lice e mbaroi edhe nje vajze e dyte, gjirokastritja Nedrete Hoxha dhe deri sa u mbyll ai lice studente te tjera nuk pati.

Mbas liceut, ajo punoi disa vite si mesuese ne Shkollen Normale Femerore te Korçes, ku ka dhene lendet «Edukata Morale» dhe gjuhen frenge. Me pas, kur shkollat ne Shqiperi u shtetezuan, Sabihaja u emerua mesuese ne Institutin Shqiptaro-Amerikan te Kavajes, duke dhene po ato lende si edhe biologji.

Ne vjeshten e vitit 1936, shteti shqiptar i akordoi burse studimi universitar per ne Itali.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Ajo studioi ne Fakultetin e Shkencave Natyrore te Universitetit te Torinos.

Sabihaja zgjodhi specialitetin e ihtiologjise, ate dege te shkences, sepse ajo ishte e bindur se Shqiperia me mbi 400 km bregdetin Adriatik e Jonian, me tre liqene, me nje siperfaqe totale mbi 1000 km katrore duhet te kishte nje ekonomi te fuqishme peshkimi, kultivimi te peshkut trofte e koran, duke i dhene te ardhura te medha ekonomise kombetare dhe mireqenie popullit shqiptar.

Mbaroi Universitetin e Torinos me rezultat te larte, me notat 30/30 «me lavderim» ( trenta su trenta con lode) dhe me pas ne veren e vitit 1941, mbrojti edhe doktoraten.

Katedra i ofroi asaj vendin e asistentes ne ihtiologjine fluviale, por ajo nuk pranoi dhe u kthye menjehere ne atdhe.

Sabihaja u emerua menjehere mesuese biologjie ne Institutin Femeror «Nena Mbretereshe», ku gjeti shume kolege, intelektuale ne kuptimin e vertete te fjales, te cilet e donin, ndihmonin dhe respektonin njeri-tjetrin. Ajo arriti nje kenaqesi morale e shpirterore.

Shendeti i saj i brishte e detyroi ate te shkonte per kurime ne nje sanatorium te Italise veriore, ku qendroi deri ne veren e vitit 1945.

Kthehet ne atdhe dhe menjehere emrohet ne Institutin e Shkencave (parardhese e Universitetit Shteteror dhe e Akademise se Shkencave). Ky instuticion kishte te mbledhur, asokohe, eliten intelektuale, shkencore te atyre viteve. Aty punonin gjuhetaret Prof. Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, fizikanet e matematikanet si prof.Selaudin Toto, qe ishte njekohesisht deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i Institutit, Kristaq Piliken, Qazim Turdiun, Sotir Kuneshken, botanistet: Kole Papariston, Ilia Mitrushin; zoologet: Sabiha Kasimati, Islam Zeko etj.

Dr. Sabiha Kasimati ishte emeruar shefe e sektorit te zoologjise, por ajo vet u morr vetem me ihtiologji. Ate fushe ajo e kishte hulumtuar qe nga koha e studimeve universitare, ndaj kur ajo u be shefe hulumtoi, gjurmoi, studioi gjithe faunen ihtiologjike detare dhe liqenore te ujerave territoriale shqiptare. Gjate dhjete viteve kerkimesh, ajo arriti te evidentonte te gjithe faunen ujore shqiptare, beri klasifikimin ne taksonomine ihtiologjike ne klasa, gjini, lloje, e nenlloje peshqish, percaktoi zonat e perhapjeve te llojeve me te rendesishme te peshqeve, ciklet biolgjike te tyre e tjere.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Mbas nje pune voluminoze, mbi dhjetevjeçare, S.Kasimati duke plotesuar mijera skeda, koleksione mostrash te grumbulluara nga dhjetera ekspedita, duke filluar nga Liqeni i Butrintit e deri te liqejt e Lures, nga liqenet e Prespes e deri te detrat Adriatik e Jonian, duke regjistruar e perpunuar mijera refenca bibliografike e fotografi, ajo asokohe e kishte bere te gateshme monografine voluminoze «Peshqit e Shqiperise ».

Por nuk ishte thene qe ate monografi ta botonte autorja e vertete.

Ne vitin 1955, kur ne Shqiperi ende nuk ishte botuar as «Flora e Shqiperise» as edhe «Shpendet e Shqiperise», per te cilat punonin prej vitesh nje numer shkenctaresh, botohet vepra e dr.Sabiha Kasimatit, natyrisht jo me emrin e saj, por me emrat e rusit Anatolij Poljakov dhe te dy fillestareve: Ndoc Filipit dhe Ndoc Rakajt.

Sabiha Kasimati ajo shkenctare idealiste e edukuar me Idete e Iluminizmit Freng, me nocionet e «Barazise, Lirise dhe Vellazerimit» u zhgenjye kur jetoi ato vite dhune dhe neperkembjeje. Ajo u tmerrua kur prof. Selaudin Totoja, deputeti shqiptar dhe disa intelektuale te tjere u pushkatuan, disa te tjere u futen neper burgje dhe u denuan me dhjetera vite, pse ishin atdhetare dhe jo internacionalista, pse donin Kosoven bashkuar me memedheun.

Qendrimi protestues, kritikues i dr.Sabiha Kasimatit bie ne sy te Sigurimit te Shtetit. 
Sabiha Kasimati ne 22 shkurt 1951 arrestohet midis 81 intelektualve antikomuniste dhe pa asnje gjyq, kater dite me vone, pushkatohet, e vetmja grua, midis 22 te denuarve me vdekje. Gjate dy diteve hetuesi, dr. S.Kasimati nuk e humbi kurajon civile qytetare, guximin e saj karakteristike dhe i foli hetuesve te saj ato fjale qe sot e kesaj dite gjenden ne dosjet e Gjykates se Kasacionit Tirane. «Kam qene dhe jam kunder ketij pushteti, sepse nuk pajtohet me idelogjine time. Une nuk kam qene asnjehere e mendimit qe me akt revolucionar te merrej pushteti e te arrihej ne socializem.Une jam biologe dhe si etille une jam evolucioniste. Evolucioni eshte ne natyren e gjerave. Me dhune nuk shkohet ne as ne socializem, as edhe ne demokraci, me dhunen shkohet ne shkaterrim.

Une vet nuk kam kryer ndonje atentat dhe as kam marre pjese ne ndonje mbledhje kur eshte marre vendimi per akt terrorist».

Ky qendrim i saj vulosi denimin me vdekje. Ajo u pushkatua ne mengjesin e 26 shkurtit, ne fshatin Menik, 200 m. larg lumit Erzen. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur