Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, sulmon këto shtete duke thënë se këto dy shtete ishte dashur si fillim ta marrin me shqetësim izolimin e kosovarëve.

Duke harruar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, sikusht për libelarizimin e Vizave, Hoxhaj, ka kritikuar këto dy shtete pas deklaratës së tyre të përbashkët për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, se të njëjtit nuk e kanë përmendur askund liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas Hoxhajt, porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çshtje vërtetë e rëndësishme, por po aq e rëndësishmë është edhe pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve.

Ju pëlqen!

Shkrimi i plotë:

Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!