Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen e mëngjesit në dhomën e madhe mbushur me fotografi të grave e burrave të shtëpisë, nga ato më të vjetrat e deri tek këto të fundit, familjes, ra gongu i madh i modeleve të grave të suksesshme, frymë-zuese/ zënëse/ nga ekranet dhe katedrat, nga krahët e politikës apo shoqërisë civile të Shqipërisë së mbetur në udhëkryqin e mbijetesës, ku liria është sa e pengmarrësit/ve po aq e rrezikuar në humbje tërësore të vlerave dhe dinjitetit për qytetarët, popullin, institucionet, shtetin.

Po ky është vendi, kuvendin e bën ligji i xhunglës, ose shkurt Darvinizmi tashmë jo thjesht për gjallesat, por njerëzit që thjesht gjallojnë, ose ekzistojnë në zgripin e mbijetesës.
Pastaj, ato gratë… në show publik që bëjnë bizz ekraneve… Gratë të cilat së paku diku duhej të ishin të turpëruara për rrugën e suksesit të tyre për aq sa shoqërisë së cilës u ofrohen nuk i kanë sjellë dritë jo se jo, por me dijeni të plotë dhe vullnet i kanë sjellë korrupsion, kërcënim, errësirë dhe jo vetëm!

Ishin shumë dhe tepër, të tepërta në një ditë ku të jesh grua e dinjitetshme sot nuk përbën as vlerë as imazh!

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

E tepërt shfaqja publike e tyre në katedra universitare publike, tashmë në publik për publikun!

Nesër do i keni përsëri ekraneve, katedrave, shoqërisë civile, e po ashtu partive politike të pushtetit dhe opozitës!

Tash, përsëri me nënën time. Ajo dëshiron të harrojë, ndërsa i kujtohet shprehja – pemë-thyer unë shoh pemë-thyes të na imponohen turpshëm në mes të ditës me diell. Mbase kjo është tepër bardhë e zi, por deri sa të kenë ndërruar imazhet, shohim një film bardhë e zi, dhe foto pa ngjyra!

9. 03. 2019
Entela Kasi /MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]