Ëndërrime

Flod Maloku

Ëndërrime, me gjasë është gjithçka që realitetit të padurueshëm i jep jetë, një realiteti që fundbuza n’a krijon hare, lumturi, e mbi të gjitha harresë, shumë harresë!

E rëndësishme, për dëshirën është siguria, e jo euforia, më mirë një deshirë e ruajtuar, që në potencë ka realizimin, se sa një dëshirë, që, token nën këmbë të zhdukë si të ishte një përvojë mbi mjerimin.

Dëshira, e lartësuar në vetësi, në munges të zhvendosjes së saj në praktikë, arrin në një ndrydhje të thellë e të vështirë, e dikur ende më thellë të rrënjësuar në përditshmëri, karakteri ka filluar të mos jetë në vijë ë? Apo përsëri, të gjithë jemi shumë mirë!?

Dëshira që përdoren për të harruar, harresa që dëshiren t’a vë në ndrydhje, e ndrydhja, që dëshirën t’a rikthen përjetshmerisht në shpirt, si një shpirt, me një prangë më shumë, që vendos nje murë, ku vetëdija do të jetë më e ngujuar se kurrë.

“Ëndrra është përmbushja e një dëshire të ndrydhur.” – Sigmund Freud

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]