35 mijë e 87 qytetarë nga Kosova të cilët jetojnë në shtetet e ndryshme të botës do të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ndonëse kanë kaluar pesë ditë që kur edhe zyrtarisht ka filluar votimi përmes postës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ende nuk ka ardhur asnjë fletëvotim.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e ka konfirmuar këtë për lajmi.net.

Ju pëlqen!

“Ende nuk kanë filluar të arrijnë fletëvotimet përmes postës”, ka thënë Elezi.

Tutje ai tha për lajmi.net, se kjo nuk do të thotë që qytetarët të cilët kanë aplikuar nuk kanë votuar, por që siç u shpreh Elezi, në KQZ akoma nuk ka arritur asnjë fletëvotim.

Duhet theksuar se votimi me postë ka filluar më 19 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, por që janë aprovuar vetëm 35 mijë e 87 aplikacione pasi që 5 mijë e 226 aplikacione janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Kujtojmë se deri të zgjedhjet e parakohshme ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, me arsyetimin se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.